Horizonti.al

Qyteti i shenjtë i Zotit Diell

Screen Shot 2016-04-15 at 23.16.16Mbetjet e para u shfaqën në vitin 700 pranë Tell el-Amarna, por vetëm në vitet 800 nisi të dalë në dritë qyteti egjiptian i Akhetatonit, objekt edhe sot i gërmimeve arkeologjike dhe projekteve të zbulimit. Ndërtimi i qytetit, i rrëfyer në 14 yje të vendosur përreth tij, kishte për qëllim të krijohej një vend ku të festohej dashuria për Diellin dhe natyrën, duke refucuar zdo formë dhune. Një frymë e tillë reflektohej në dekorimet e pallateve dhe tempujve (të pasura me lule dhe kafshë) dhe në flijimet e bërë për Atonin, të shoqëruara me fruta dhe bimë të ndryshme.

Zona urane (pranë një fshati punëtorësh) përbëhej nga tre sektorë, të ndarë prej një rruge mbretërore. Në veri ishin banesat private të oborrit dhe një lagje me shtëpitë e popullit. Në jug vendbanimet me një funksion argëtimi dhe në qendër ishte pallati mbretëror me “dritaren e shfaqjeve”: një ballkon prej ku Faraoni Akhetanon dhe Nefertiti dilnin për të përshëndetur popullin. Pak më tutje ngrihej tempulli i madh për Atonin (800 metra me 300), struktura e të cilit korrespondonte me një ide arkitektonike, e cila në qendër të gjithckaje vendoste dritën./bota.al

Leave a Reply

Back to top button