Myslimanët përreth botës po shënojnë fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, një kohë që spikat për lutjet e shumta, agjërimin nga agimi në muzg etj. Hëna e re, e cila shënon fillimin e Ramazanit, u pa në Arabinë Saudite, Indonezi, Singapor, Jemen, Liban, Siri, Katar, Kuvait, Egjipt, Jordani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Afganistan dhe territoret palestineze, mes të tjerëve.
Myslimanët ndjekin një kalendar hënor dhe një metodologji që lidhet me parjen e Hënës, gjë që bën që vende të ndryshme ta shpallin me një dallim një apo dy ditor nisjen e Ramazanit. Deri të dielën në mbrëmje, Pakistanit dhe Iranit u duhej ende të shpallnin të Hënën si ditën e parë të Ramazanit.
Besimtarët e kalojnë muajin e Ramazanit në xhami për lutjet e mbrëmjes, ndërkohë që koha e lirë gjatë ditës kalohet shpesh duke lexuar Kur’anin dhe dëgjuar predikime fetare. Çdo ditë të muajit të Ramazanit, myslimanët heqin dorë nga të ngrënit dhe të pirët, nga momenti kur del dielli deri kur ai perëndon. Edhe një gllënjkë ujë, kafe apo cigare mund ta bëjë të pavlefshëm agjërimin. Ka përjashtime në agjërim për fëmijët, të sëmurët dhe gratë shtatzëna dhe njerëzit që janë në udhëtim. /bota.al