Enciklopedike

“Raoul”-i, personazhi misterioz në vrasjen e Martin Luther King Jr

raoulNë 4 prill 1968, Martin Luther King Jr u vra nga një snajper pranë Lorraine Motel në Memphis. Dy muaj më vonë, vrasësi i King, James Earl Ray u kap nga policia. Pasi u shpall fajtor, ai u dënua me 99 vjet burug. Ashtu si të gjithë vrasjet e njerëzve të famshëm, edhe kjo është e rrethuar me teori komploti. Ray deklaroi gjatë të gjithë kohës se ishte i pafajshëm dhe se ishte futur në kurth për t’u fajësuar si vrasësi i Luther Kingut. Në kohën kur Ray ndërroi jetë në vitin 1998, edhe djali i tij u bind se nuk kishte qenë Ray që e kishte kryer vrasjen. Pyetja më e madhe e mbetur pa përgjigje në këtë teori komploti është ekzistenca e një figure misterioze të paidentifikuar me emrin Raoul. Në vitin 1967, Ray ishte një i arratisur nga njëburg i Missourit, ndërkohë që ishte i dënuar për vjedhje. Pasi ishte larguar për në Montreal, Ray pretendonte se kishte takuar një person misterioz që e quante veten Raoul, i cili e kishte pajtuar Rayn që të bënte punë kontrabande për të. Disa ditë përpara vrasjes së Kingut, Ray kishte blerë një pushkë në Birmingham. Kjo pushkë i gjend pranë Motel Lorraine dhe u tha se kjo kishte qenë arma e vrasjes. Megjithatë, Ray këmbëngulte se Raouli e kishte urdhëruar të blinte pushkën dhe se ai ia kishte dhënë Raoulit në 13 prill. Ditën tjetër, Raouli i kishte thënë Rayt që të merrte një dhomë me qera në një konvikt përballë Motel Lorraine. Ky ishte vendi ku sipas akuzës Ray kishte qëlluar Kingun, por Ray pretendoi gjatë gjithë kohës se kishte qenë në një tjetër vend kur kishte ndodhur vrasja. Ka patur gjithmonë debat, nëse Raouli ka qenë truri i atentatit kundër Kingut, apo ka qenë një fabrikim i James Earl Ray. Nëse Raouli ka ekzistuar vërtetë, identiteti i tij do të mund të hidhte shumë dritë mbi vrasjen e Martin Luther Kingut.

Leave a Reply

Back to top button