Analiza

RAPORTI / CIA kishte dijeni që ISIS do pushtonte Irakun

isis1Derisa Irakut i është vënë kërcënimi më i madh ndonjëherë nga ISIS, një raport i ri thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania, ishin paralajmëruar për një ngjarje të tillë.

Sipas një raporti që ka publikuar “Telegraph”, thuhet se zyrtarë të inteligjencës kurde, kohë më parë kishin shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me përhapjen e aktivitetit të ISIS.

Shqetësimet e tyre, ata i kishin adresuar tek CIA dhe MI6, por edhe tek zyrtarë të inteligjencës irakiane.

Sipas raportit, një pjesë të fajit për atë që po ndodhë sot në Irak, e kanë edhe CIA dhe institucione tjera ndërkombëtare të inteligjencës, për shkak se nuk kishin ndërmarrë asnjë aksion në lidhje me paralajmërimet. “E kemi pasur këtë informacion dhe të njëjtin ua kemi përcjellur autoriteteve të inteligjencës, CIA-s dhe atyre britanike”, kanë thënë burimet nga inteligjenca kurde për “Telegraph”.

“Kemi pasur njohuri, e kemi ditur saktësisht cilat ishin planet e tyre dhe cila ishte strategjia që do ta përdornin ata (ISIS)”, ka thënë më tutje burimi. Ky ekip i inteligjencës kurde, i ka bërë thirrje perëndimit që të intervenojë menjëherë në situatën e krijuar në Lindje. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button