Histori

Rastësia dhe fati që i ndihu Enriko Fermit, çoi në lindjen e epokës së frikshme bërthamore

Nga David N. Schwartz

Shkenca lëviz ndonjëherë përpara dhe nganjëherë pas, ndonjëherë metodikisht dhe nganjëherë rastësisht. Roli i jashtëzakonshëm që luan rastësia apo aksidenti në zbulimin shkencor, mund të shihet në karrierën e shquar të italianit Enriko Fermi, një nga fizikantët më të mëdhenj të shekullit XX-të.

Fermi njihet kryesisht për punën e tij në fizikën e neutroneve, ndarjes bërthamore, dhe eksperimentet që çuan në prodhimin e bombës së parë bërthamore. Në tetorin e vitit 1934, Fermi po drejtonte një ekip të vogël studimor në Romë, për të krijuar elementë radioaktivë duke bombarduar elemente të ndryshëm me neutrone, grimca të rënda neutral, që ndodhen në bërthamën e atomeve më të mëdha.

Në këtë mënyrë, ai ndau atomin e uraniumit. Por për një sërë arsyesh, që kishin të

bënin kryesisht me kufizimet teknike të ekipit të tij, ai nuk e dinte këtë në atë kohë. Megjithatë, kolegët e tij e vunë re se bombardimi i një elementi që ndodhej në një tavolinë prej druri, e bënte çuditërisht atë element më radioaktiv, sesa kur vendosej mbi një tavolinë mermeri.

Nuk ishte një rezultat që ata e parashikonin. Dhe mund të mos e kishin vënë re, por të mos ishte për kuriozitetin dhe natyrën e tyre vëzhguese. Duke kërkuar një shpjegim, ata njoftuan për këtë dukuri vetë Fermin. Shkencëtari reflektoi mbi të, dhe arriti në përfundimin se bërthamat më të lehta tek hidrogjeni dhe karboni në tavolinën e drurit, vepronin për të ngadalësuar neutronët, duke i dhënë neutronëve më shumë kohë për të kaluar brenda bërthamës atomike dhe për ta dëmtuar atë – nga këtu vinte rritja e radioaktivitetit.

Ai kreu një eksperiment që konfirmoi këtë duke përdorur një bllok parafine. Midis burimit të neutronit dhe objektivit, parafina ka shumë hidrogjen dhe karbon, kështu që është ideale për këto qëllime. Është e pamundur të nënvlerësohet, rëndësia e këtij zbulimi të rastësishëm.

Puna që udhëhoqi më pas Fermi për të shfrytëzuar këtë zbulesë, kulmoi me zhvillimin e reagimit të parë të zinxhirit bërthamor më 2 dhjetor 1942 në Çikago, që u bazua tërësisht në efektin e “neutronit të ngadaltë”. Duke u nisur nga epoka e fizikës klasike dhe mekanikës kuantike, në mënyrë të barabartë me lehtësi me teorinë dhe eksperimentin, Fermi ishte njeriu i fundit që dinte gjithçka – të paktën për fizikën.

Shkenca e Fermit, u diktua nga aksidentet edhe në mënyra të tjera. Së pari, ishte lindja e tij rastësore në vitin 1901, gjë që e çoi atë në pjekurinë intelektuale në vitet 1920, në një kohë kur po trajtoheshin probleme të thella të teorisë kuantike.

Historiani i madh britanik, C.P.Snou shkroi në një rast për Fermin:”Nëse Fermi do të kishte lindur disa vjet më parë, mund ta përfytyronim atë duke zbuluar bërthamën atomike të Rutherfordit dhe pastaj duke zhvilluar teorinë e Bohrit për atomin e hidrogjenit. Nëse kjo tingëllon si hiperbolë, gjithçka rreth Fermit ka gjasa të tingëllojë si e tillë”.

Sigurisht, për shkak se lindi në vitin 1901, ishte tepër vonë për të kontribuar në ato vite të hershme të fizikës bërthamore. Megjithatë, ai kishte lindur pikërisht në kohë, për të kontribuar në disa nga zhvillimet më të rëndësishme të teorisë kuantike. Ithtarët e tij, punojnë sot në ekipet e mijëra fizikantëve eksperimentalë dhe teorikë në CERN, ku zhvillohet fizika e grimcave të avancuara, por ku synimi për arritje individuale është i kufizuar.

Së dyti, është takimi i tij i rastësishëm në moshën 13 vjeçare me një koleg të babait të tij, një burrë me emrin Adolfo Amidei, që e kuptoi se Fermi ishte një fëmije gjeni, dhe e mori me vete për t’i dhënë adoleshentit një arsimim universitar në matematikë dhe fizikë – themeli mbi të cilën Fermi e ndërtoi karrierën e tij.

Së treti, është “aksidenti” i martesës së tij me një grua që e donte Romën aq shumë, sa që refuzoi të shkonte në Shtetet e Bashkuara në vitin 1930, kur Fermi donte të shkonte atje. Nëse ai do ta kishte lënë lënë Romën në fillim të viteve 1930, kush e di nëse do të kishte bërë zbulimin e tij të madh?

Ashtu siç ishte, ai nuk e dinte se si ishte ndarë atomi i uraniumit në eksperimentet e tij në vitet 1934-1939, kur shkencëtarët gjermanë njoftuan se me përsëritjen e eksperimenteve të Fermit në vitin 1934, ata arritën në përfundimin se ai po bënte zbërthimin e uraniumit.

Nëse ai do ta kishte ditur këtë, Italia mund të kishte prodhuar armë bërthamore, para se të fillonte Lufta II Botërore, dhe kjo do të kishte pasoja krejtësisht të paparashikueshme. Një faktor, është edhe mbërritja e tij në Universitetin e Kolumbias në Njut Jork në vitin 1939, ndoshta aksidenti më historik i të gjithë atyre.

Në universitet ai u takua me fizikantin hungarez Leo Szilard, i cili kishte idenë e një reaksioni zinxhir bërthamor, shumë kohë përpara se të ndahej atomi i uraniumit, dhe e nxiti Fermin të vazhdonte me eksperimentet që çuan në reagimin e parë të kontrolluar dhe të qëndrueshëm të zinxhirit bërthamor në botë.

Sikur Fermi të kishte zgjedhur të shkonte në Universitetin e Miçiganit në En Arbor (ku kishte miq) në vend të Kolumbias, ai nuk do të kishte takuar dot Szilard. Uilliam Lanuet, biograf i Szilard, beson se nëse dy burrat nuk do të takoheshin në Nju Jork në janarin e vitit 1939, historia e bombës atomike sigurisht do të kishte qenë ndryshe, dhe një sukses në kohë shumë më pak i sigurt.

Szilardi kishte idenë e reagimit në zinxhir; Fermi ishte personi më i ditur në botë se si neutronët kalojnë përmes materies. Kështu një rastësi, i vendosi në të njëjtin vend në të njëjtën kohë, dhe kjo ishte pika e kthesës për Projektin Manhatan. Sado të rastësishme janë këto ngjarje në karrierën e Fermit, historia e shkencës është e mbushur me to.

Zbulimi i kimioterapisë, i radioaktivitetit, i rrezatimit të sfondit kozmik, dhe madje edhe zbulimi i viagrës, janë bërë të gjitha rastësisht. Me emblematic, është zbulimi i penicilinës nga Aleksandër Fleming. Profesori i bakteriologjisë, përgatiti një seri të pjatave të Petrit me koloni bakteriale, para se të largohej nga laboratori i tij në Spitalin e Shën Marisë në Londër në shtatorin e vitit 1928.

Kur u kthye nga pushimet, ai shqyrtoi bakteret dhe vuri re se myku kishte infektuar njërin prej tyre. Duke shqyrtuar enën më tej, ai vërejti menjëherë se pranë kolonisë së mykut nuk rriteshin bakteret. I intriguar, ai kreu një seri eksperimentesh, dhe përcaktoi që myku sekretonte një substancë që i vriste bakteret.

U deshën shumë vite të gjata pune, por rezultati – antibiotiku i parë i rëndësishëm – e ndryshoi tërësisht dhe përgjithmonë praktikën e mjekësisë, duke shpëtuar shumë jetë njerëzish. Sigurisht, zbulimet aksidentale janë një përjashtim, dhe jo ​​rregull. Shumica e shkencëtarëve, e kalojnë kohën e tyre duke eksploruar metodikisht çështjet më interesante në fushat e tyre përkatëse, dhe nëse janë me fat do të shtojnë shumën e njohurive.

Dhe disa nga zbulimet e tyre, do të jenë pa dyshim të mëdha. Zbulimet e Ajnshtajnit nuk ishin aspak aksidentale – megjithëse e ndihmoi fakti që ai lindi në atë moment dhe jo një mijëvjeçar më parë.

Shëninim: David N. Schwartz është autori i librit “Njeriu i fundit që dinte gjithçka:Jeta dhe kohët e Enriko Fermit, “babait” të epokës bërthamore”. Babai i tij, Melvin Schwartz, fitoi Çmimin Nobel për Fizikë në vitin 1988, për zbulimin e neutronit muon.

SmithsonianMag – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button