Horizonti.al

Reagimi befasues i kinezëve, pas komenteve të Albert Ajnshtajnit

Përshkrimi që bën Albert Ajnshtajni për kinezët si një vend punëtor, të ndyrë dhe të trashë ka shkaktuar irritim në vendin aziatik nga ku vërshuan të gjitha komentet në rrjetet sociale.

“Kinezët nuk ulen në tavolina ndërsa hanë, por në bisht siç bëjnë europianët kur kryejnë nevojat fiziologjike në pyje”. Kështu shkruante Ajnshtajni në ditarët e udhëtimeve të tij.

“Do të ishte për të ardhur keq nëse kinezët do të zëvendësonin raca të tjera,” – shton ai.- “Kur shoh fotot e asaj periudhe duken të ndyrë.”

Ajnshtajni shkroi situatën e vërtetë të asaj epoke. Ditarët habitën për përmbajtjen raciste dhe misogjene të shumë observimeve të fituesit të çmimit Nobel si dhe të një ikone të humanizmit. Disa përdorues bënë thirrje për “bojkotim të Ajnshtajnit”, ndërsa të tjerë thanë se komentet tregojnë se si të gjitha qeniet njerëzore, përfshirë edhe Ajnshtajnin, kanë një dell budadallëku dhe sipërfaqësor. Pjesa më e madhe i doli në mbrojtje shkencëtarit, autorit të një prej përkufizimeve të racizmit si një sëmundje e njerëzve të bardhë dhe ishin të idesë se Kina e asaj kohe ishte shumë ndryshe nga kjo që është sot.

-Ai ndodhej aty gjatë viteve të para të Republikës të vendosur pas 1912, pas një regjimi perandorak. Uria, lufta dhe varfëria kishte pllakosur në vendin kinez. Si mundet që në këtë periudhë kinezët të kishin fituar respektin e Ajnshtajnit?- shkruan një përdorues i The Guardian.

Kjo është fyerje ndaj Kinës? Kjo është qesharake.

Të tjerë e krahasuan Ajnshtajnin me LU Xun, autor i konsideruar si babai i letërsisë kineze moderne dhe i njohur për satirën e tij ndaj shoqërisë kineze në fillim të shek XX.

-Kemi përgëzuar Lu Xun, sepse zbuloi disavantazhet tona. Pse duhet të fajësojmë Ajnshtajnin për këtë, – shkruan një përdorues.

Ky është racizëm i pastër. Ditarët tregojnë që Ajnshtajni është i mirë në fizikë, por i nuk kupton njerëzit në mënyrë absolute.

Edhe televizioni shtetëror kinez në gjuhën angleze “Global Times” foli për këtë temë. Në një editorial të publikuar të premten njoftoi përgjigjen e kinezëve:

“Kemi kuriozitetin se çfarë do të shkruante Ajnshtajni sot, nëse do të shihte sjelljen e hapur të pjesës më të madhe të kinezëve ndaj ditarëve të tij.”

Ky editorial provokoi më shumë se 2000 komente. Një nga përgjigjet që mori më shumë pëlqime thoshte: “Dinjiteti fitohet vetë, nuk ta japin të tjerët.” / bota.al

Leave a Reply

Back to top button