Horizonti.al

Realizohet mbajtja gjallë e truve jashtë trupit

Një kërkim shkencor i udhëhequr nga neuroshkencëtari Nenad Sestan nga universiteti i Jeillit u prezantua në 28 mars në një takim të institutit të shëndetit. Ky takim kishte për objektiv trajtimin e disa etikave të lidhura me avancimet e fundit në shkencën e trurit. Në këtë takim Sestan shpjegoi se kishin marrë në studim 100 -200 tru të derrit nga një thertore dhe se ata përdorën pompa, ngrohëse dhe gjak artificial për të rivendosur kthimin e oksigjenit. Shkencëtari deklaroi se nuk kishte prova reale të një aktiviteti elektrik tek kafsha.

Ekipi i tij nuk u përpoq të rivendoste aktivitetin elektrik. Ajo që zbuluan ishte një fraksion domethënës të qelizave që silleshin sikur asgjë nuk kishte ndodhur. Mijëra qeliza mbeteshin gjallë dhe të shëndetshme dhe mund të realizonin një aktivitet normal për 36 orë. Sistemi quhet BrainEX dhe ekipi beson se qasja mund të aplikohet në shumë specie të ndryshme jo vetëm tek derrat. Aplikimi direkt i këtij kërkimi është aftësia për të studiuar trurin në një mënyrë të re. Mund të lejojë në një njohje më të mirë të lidhjeve në zona të ndryshme të trurit. Ky prezantim ishte një zbulim i rëndërishëm. Ka një debat etik për këtë teknikë: A është më një tru që funksionon pas vdekjes një organ apo jo? A mund të aplikohet në mjeksi? Ky zbulim hedh dritë mbi etikën e këtyre kërkimeve cerebrale avangardë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button