Bota

Rebelët thonë se po tërheqin armët. Por Kievi akuzon: Po hyjnë tanke rusë

Screen Shot 2015-02-22 at 20.39.49Rebelët filorusë në Ukrainën lindore konfirmojnë tërheqjen e artilerisë së rëndë nga vija e frontit, sic ishte rënë dakord në Minsk, por qeveria e Kievit sinjalizon se afro 60 tanke kanë hyrë në Ukrainë për t’u sjellë përforcime rebelëve. Për të kompletuar këtë fazë, janë parashikuar dy javë. Të dy palët pohojnë megjithatë se luftimet vazhdojnë pranë Mariupolit, ku Kievi denoncon 44 sulme të rebelëve në 24 orët e fundit.
Shkëmbimi i afro 200 të burgosurve që u krye të shtunën lë të shpresosh se ushtria e rregullt dhe separatistët kanë ndërmend të respektojnë marrëveshjet. Por fati i shumë ushtarakëve mbetet ende i pasigurtë, sic e shpjegon një zëdhënës i qeverisë ukrainase: “Kemi një listë të gjatë të zhdukurish – thotë Viktor Medvedchuk. Në këtë listë ka me qindra persona që mendojmë se janë kapur në rajonin e Donetskut dhe Luhanskut: mes 300 dhe 494. Cështja ndërlikohet nga fakti që nuk dimë në janë gjallë apo kanë vdekur. Nëse janë gjallë do arrijmë t’i gjejmë. Por, sikur të mos jenë?”

Leave a Reply

Back to top button