Psikologji

Reflektoje gjithçka që të tjerët të mësojnë me modesti…

Ti e di se kush je, kur askush nuk të sheh dhe ajo çfarë bën kur nuk të sheh askush, përfaqëson atë që ti je në të vërtetë. Ne të gjithë e kuptojmë se jemi të vetmuar, në momentin që zgjedhim të meditojmë apo të shohim seriale në Netflix. Në momentin që ne reflektojmë për veten tonë kur jemi të vetëm, është momenti kur ne e zbulojmë totalisht veten tonë. Ekziston një histori shumë e bukur e Benjamin Franklin, i cili i kishte vendosur vetes 13 synimepër t’i arritur në jetë përpara se të vdiste. Këto përfshinin ndershmërinë, thjeshtësinë, integritetin etj. Në fund të jetës, atë e pyetën se cilin nga synimet nuk e arriti dot ta realizonte dhe tha: “Të trembëdhjetin, modestinë”.

Arsyeja se pse e ndava me ju këtë histori është se mënyra se si e tejkalon egon tënde, është të pranosh se ti je thjesht një instrument. Kur ti beson se je një instrument, beson realisht se ti po jep diçka që dikush tjetër ta ka dhënë ty. Askush nga ne nuk arrin të bëhet dikush i vetëm. Duhet edukimi prej dikujt, këshillimi prej dikujt tjetër dhe ndihma prej disa të tjerëve. Të gjitha këto formësojnë karakterin që ne ndërtojmë dhe nuk duhet kurrsesi të mendojmë se ia kemi dalë mbanë të vetëm. Nëse ne mendojmë se e kemi bërë çdo gjë vetë, atëherë bëhemi shumë më të predispozuar të biem të vetëm po ashtu.

Ne jemi një tërësi mësimesh nga të tjerët dhe nga gjithçka që na ndodh në jetë. Ajo që duhet të bëjmë, është të reflektojmë tek të tjerët gjithçka pozitive që marrim dhe të bllokojmë çdo gjë negative. Nuk ka kuptim të shpërndash tek të tjerët atë gjë negative që të tjerët të japin ty. Këtu gabojnë shumë prej nesh. Të mbushur me negativitet, përpiqemi ta reflektojmë këtë duke u bërë keq të tjerëve, pasi kështu ndihemi më të çliruar, ndihemi sikur ia kemi dalë të hakmerremi, duke harruar  se hakmarrja është arma e një personi të dobët dhe se nuk duhet që dikush të vuajë atë dhimbje që dikush tjetër na ka shkaktuar ne. Nuk është e drejtë mbi të gjitha.

Ndaj, përpiqu me çdo forcë të arrish synimet që i ke vendosur vetes pa e harruar asnjëherë përulësinë dhe modestinë, sepse asnjëherë nuk ke për t’ia dalë i vetëm. Përpiqu që çdo mësim që të jepet ta reflektosh për mirë tek të tjerët dhe çdo gjë negative, ta lësh të shkojë duke mos e transmetuar tek askush…

Leave a Reply

Back to top button