Horizonti.al

Reliktet misterioze të Torpedos gjermane V-81

Screen Shot 2016-03-21 at 07.41.13Torpedoja gjermane V81 ndodhej në aksion gjatë betejës së Jutland në Luftën e Parë Botërore Në vitin 1919, ajo ishte pjesë e flotës gjermane që u vetëfundos në Scapa Flow. Luftanija u nxorr në sipërfaqe, por u mbyt sërish në 1921. Më pas u nxorr sërish, dhe u shit për skrap në vitin 1937. Të paktën, kjo është ajo që thonë nga të dhënat zyrtare.

Megjithatë në vitin 1985, zhytësit gjetën një anije fundosur nga silurët në shtratin e detit në Caithness. Vetëm në vitin 2006, anëtarë të klubit “Caithness Diving”  u përpoqën të kryejnë një studim të duhur mbi reliktin – dhe ata u bindën se ishte luftanija V81. Ata fotografuan anijen e mbytur dhe skicuar një pajisje turbine dhe dhomën e motorëve.

Një tjetër element kyç për të kuptuar shkakun e mbytes së saj, u zbulua në formën e shënimeve të shkruara me dorë të një oficeri policie, duke përshkruar një luftanije nga Gjermania që gjendej në vështirësi në 13 shkurt 1920. Por asgjë në lidhje me atë luftanije, nuk do të mund të gjendej në gazetat e kohës. Ka mundësi të ketë patur një heshtje në raport me mediat, për të parandaluar cilindo që do të përpiqej të shpëtonte anijen në mënyrë të paligjshme. Fati i vërtetë i V81 mbetet ende një mister./bota.al

Leave a Reply

Back to top button