Analiza

Rëndësia e të quajturit Françesk

Paqe, thjeshtësi, përulësi. Françesku do të predikojë, pra të ungjillizojë, të jetojë sipas Ungjillit. Dëshmia, më shumë se sa doktrina. Që Françesku e pranon pa asnjë lloj hezitimi. Duke na risjellë shenjtin e Assisit që deshi të hiqte dorë nga të mirat e babait për të përcjellë mesazhin e ungjillit në të gjithë botën përmes bamirësisë dhe varfërisë, emri i Papës së ri nuk është thjeshtë i papërdorur më parë në historinë e Papatit. Ai është një bartës mesazhesh të fuqishëm

Pope FrancisPapa Francesku ka një emër të papërdorur më parë në historinë e papatit. Asnjë papë nuk ka mbajtur emrin Francesk. Megjithatë, zgjedhja e papës Françesk 2 vjet me pare solli edhe një tjetër risi, sepse ai është jezuiti i parë që zgjidhet papë. Të gjithë urdhërat e tjerë të mëdhenj katolikë e kanë patur nga një papë, duke filluar nga domenikanët dhe françeskanët, që kanë patur një papë që në shekullin e parë të historisë së tyre, Dyqindën. Me zgjedhjen e jezuitit Bergoglio si Papë i Romës do te mbyllej një parantezë e madhe historike, që kish mbajtur urdhërin e jezuitëve (që papa Klementi e kishte shtypur në 1773 dhe Papa Piu VII e rivendosi në 1814) larg nga froni i Pjetrit.

Françesku është për të gjithë shenjti i Assisisë, edhe për papën aktual që është frymëzuar nga kjo figurë në zgjedhjen e tij. Një shenjt emri i të cilit përmban një mesazh të fortë, radikal. Fjalë si varfëria, ungjillizimi, zgjedhja radikale e jetës, paqja mes popujve, harmonia me natyrën, jeta vetmitare larg botës, por edhe në mes të njerëzve, me njerëzit, në qytete, bindja ndaj kishës por në të njëjtën kohë kërkimi personal i një përsosmërie. Stigmatat që kishte pësuar gjatë vetmisë së tij e bëjnë atë një “tjetër Krisht”, trupi i tij mbart plagët që të kujtojnë ato të Krishtit. Për gjithë këto arsye Françesku është një prej shenjtëve më të mëdhenj të Krishtërimit, sepse ka dëshmuar me zgjedhjet e tij radikale të varfërisë dhe solidaritetit me njerëzit në kërkim të absolutes, ndonëse duke mbetur në bindje absolute ndaj Kishës. Për këto arsye, Françesku mbetet pika parësore e referimit për një kristianizëm që do të jetë origjinal, i sinqertë dhe i thjeshtë në manifestimet e tij të jashtëm.

Po përse asnjë Papë që nga Mesjeta e deri në ditët tona nuk është quajtur asnjëherë Françesk? Për shkak të radikalitetit të zgjedhjeve të Françeskut?

Zgjedhja radikale e jetës së Françeskut së Bernardones – ky është emri i tij i vërtetë – konsiston në braktisjen e një jete të lehtë, atë të birit të një tregtari perdesh të cilin normalisht do e kish trashëguar. Françesku ishte tunduar madje edhe nga eksperiencat e armëve, duke marrë pjesë në një luftë mes Assisit dhe Peruxhias. Donte madje të merrte pjesë edhe në një ekspeditë ushtarake të organizuar nga Innocenzo III kundër përkrahësve të Perandorisë në Italinë e jugut. Por u ndal prej sëmundjes, në Spoleto, ku një fanitje e kish urdhëruar që të kthehej në Assisi.

Hapi i parë i jetës së tij të re është heqja dorë nga të mirat që i vuri nën mbrojtjen e Peshkopit Guido i Assisit. Françesku zgjedh të jetë një pendestar, duke u konsakruar me praktikën e bamirësisë, e duke mos hezituar që të prishet me babanë e tij.

Mban vetëm një tunikë dhe në vend të rripit, një litar të thjeshtë. Shumë shpejt ndiqet nga disa banorë të Assisit. Nis në këtë mënyrë një komunitet që nuk fiksohet në një vend të vetëm, përkundrazi udhëton në mënyrë të vazhdueshme. Françesku është pothuajse 30 vjeç. Komuniteti rritet dhe ka nevojë për një rregull që Françesku, me kurajë, vendosë që të shkojë ta kërkojë personalisht tek Papa Innocenzo III (1209). Një papë i ri në moshë, nga i cili Françesku shpreson të marrë një autorizim të shkruar. Por Innocenzo III mjaftohet duke e autorizuar me gojë Françeskun që të vazhdojë eksperiencën e tij, duke i kërkuar megjithatë që të mbetet i lidhur me një kishë, atë të Porziuncolas pranë Assisit. Shokët e Franceskut shumë shpejt do të quhen “fratë” (nga fjala fratelli “vëllezër”, që të çon tek vëllazëria, një fjalë e shqiptuar shpesh nga Papa Françesku). Mes tyre spikat një e re nga Assisi, Chiara, që do të jetë gjithmonë shumë besnike ndaj mesazhit të Franceskut, deri në vdekjen e tij, pas të cilës do të krijonte një urdhër, atë të Clarisses.

Në gusht të vitit 1219 Françesku i Assisit kryen për herë të tretë një udhëtim në Tokën e Shenjtë. Kur mbërrin në Damietë gjen qytetin të rrethuar nga Kryqëzatat. Me një gjest historik që vetëm ai mund t’i bënte, u përpoq të bindë bashkëbesimtarët e tij që të tërhiqeshin nga luftimi, dhe u paraqit në mënyrë spontane përpara sulltanit Malik-al-Kamil dhe predikoi në prani të tij. Pacifizëm? Sigurisht, jo në kuptimin që ka sot. Françesku do të predikojë, pra të ungjillizojë, të jetojë sipas Ungjillit. Dëshmia, më shumë se sa doktrina. Që Françesku e pranon pa asnjë lloj hezitimi. Duke na risjellë shenjtin e Assisit që deshi të hiqte dorë nga të mirat e babait për të përcjellë mesazhin e ungjillit në të gjithë botën përmes bamirësisë dhe varfërisë, emri i Papës nuk është thjeshtë i papërdorur më parë në historinë e Papatit. Ai është një bartës mesazhesh të fuqishëm. /corriere.it/

PERGATITI: www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button