Magazine

REPORTAZH / Havana magjepsëse

Ndryshimi ndihet kudo, por Havana mbetet si gjithmonë një qytet tejet i veçantë

havana

Christopher P. Baker

Një mbrëmje në Havanë, po rrija dhe po shihja nga dritarja e shtëpisë së mikeshës sime, në lagjen Vedado, e cila tashmë i përket klasës së mesme. Një Chevrolet Bel Air, prodhim i vitit 1956, kaloi me shpejtësi, i ndjekur pas nga një taksi “Lada” e epokës sovjetike, një rrangallë që tronditej nëpër gropat e rrugës. Në ajër ndihej aroma e këndshme e mimozave, ndërsa disi më e largët vinte era e mykut.

“Dua të jetoj këtu”, thashë duke nxjerrë një psherëtimë. Mikesha ime, Maria u kthye nga unë. “Përse të mos martohesh me Jessican?” pyeti ajo, duke folur për të bijën adoleshente. Nuk mu duk se po bënte shaka. Në Kubë ndesh shpesh herë në kësi kthesash të befta. Sa herë që ndodhem në Havanë, më duket sikur po jetoj, ose brenda një romani me emocione të jashtëzakonshme, ose brenda një trilleri hollivudian…

[real3dflipbook id=”905″]

IMG_0684  IMG_0689

IMG_0688

Leave a Reply

Back to top button