Sot të dhënat përfaqësojnë atë që nafta ka qenë në 1900-ën. Ushqejnë shërbime dhe biznese, por bëjnë që të rriten edhe pabarazitë
Një rafineri nafte është një katedrale industriale, një vend pushteti, dramash dhe anësh të errëta: kullat e fraksionimit janë çtitë me majë gotike të saj, gazet e djegshme vetratat plot ngjyra të saj, era dehëse e hidrokarbureve aroma e saj. Në të kundërt, një qendër të dhënash është pak spektakolare: është një fabrikat i ulët dhe i hirtë që shtihet sa të ha syri pa dritare, pa dekorime. E megjithatë strukturat e saj kanë shumë pika të përbashkëta. Mbi të gjitha, tubat. Në rafineri shërbejnë për të grumbulluar benzinë, propan dhe nënprodukte të tjera të naftës.
Në qendrat e të dhënave transportojnë ajrin për ftohjen e dhjetëra mijëra kompjuterëve që nxjerrin vlerë – modele, parashikime dhe pëprunime të tjera – nga informacionet bruti. Edhe roli i tyre është njëlloj: të prodhojnë lëndë të para themelore për ekonominë botërore. Pa elementët e naftës, automobilat, plastikat dhe pjesa më e madhe e ilaçeve nuk do të ekzistonin. Informacionet e nxjerra nga qendrat e të dhënave ushqejnë në fakt shërbimet online dhe botën reale gjithnjë e më shumë të ndërlidhur. Për shekullin tonë, të dhënat janë ajo që nafta ka qenë për ‘900: një motor rritjeje dhe ndryshimi. Flukset e të dhënave kanë krijuar …