Analiza

Revanshi i sovranitetit: Fuqia e populizmit në Bashkimin Evropian

Screen Shot 2015-05-04 at 08.46.33

Nga Bilyana Lilly dhe Jeremy Shapiro

“Brookings Institute”

Fuqia e partive populiste politike, brenda Bashkimit Evropian, është rritur në mënyrë dramatike vitet e fundit. Parti që premtojnë ndryshime radikale të politikave, të cilat kanë qenë prej kohësh konsensuale për çështjet kyçe, duke përfshirë integrimin evropian, kursimin fiskal, dhe emigracionin, kanë fituar ndjeshëm vota në zgjedhjet e

fundit në shtete të rëndësishme si Mbretëria e Bashkuar, Franca, dhe Spanja.
Dhe në Greqi, një parti populiste e krahut të majtë, Syriza, mori pushtetin pasi dy partitë kryesore të së majtës e të djathtës, dështuan të bindin elektoratin. Pak ditë më parë, Instituti Brookings thirri ekspertë nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, për të diskutuar në populizimin në rritje dhe të ardhmen e integrimit në BE.

Si përherë, çështja e parë ishin përkufizimet. Lëvizjet populiste të Evropës, edhe pse një grup eklektik si nga e majta ashtu edhe e djathta, kanë disa karakteristika të përbashkëta. Sipas Justin Vais, Drejtor i Planifikimit të Politikave në Ministrinë e

Jashtme franceze, lëvizjet populiste e bazojnë retorikën e tyre tek njeriu i zakonshëm, i shtypur nga një elitë e distancuar nga masat. Ata tërheqin “njerëz, të cilët mendojnë se janë grabitur apo zëvendësuar nga emigrantët” dhe “duan të rimarrin sovranitetin kombëtar të vendit të tyre, kundër abuzimeve të Evropës”.

Pse nuk na shpëtoni nga ky globalizëm? Zakonisht, partitë populiste, shprehin një zhgënjim të përgjithshëm, që ndjehet rreth ndryshimeve të shtrembëruara shoqërore, të shkaktuara nga globalizimi. Në Evropë, ky zhgënjim e shpreh veten më dramatikisht, mbi çështjet e emigracionit dhe integrimin e vendeve të reja në Bashkimin Evropian.

Partitë e suksesshme populiste, kanë shfrytëzuar zemërimin e qytetarëve, me atë që ata e perceptojnë si strategji jo të përshtatshme, për të mbrojtur karakterin thelbësor të shoqërive kombëtare e për të ruajtur rrjetin e sigurisë sociale. Këto debate, janë shpesh subjekt i zërave apokaliptikë, por ato megjithatë pasqyrojnë prirjet reale.

Tregu i lirë i punës në të gjithë BE-në, do të thotë që qeveritë kombëtare nuk kanë më kapacitetet, për të kontrolluar flukset e emigracionit. Ndërkohë, pjesa më e madhe e Bashkimit Evropian, përballet me një fluks emigrantësh nga jashtë kufijve të saj,

pjesërisht për shkak të situatës së paqëndrueshme në Siri, Irak, dhe Libi. Numri i emigrantëve të paligjshëm në BE, u rrit nga 110 mijë në vitin 2013, në 280 mijë në 2014-ën. Këtë vit, ajo mund të mbërrijë në 400 mijë. Këto të porsaardhur, paraqesin sfida serioze për qeveritë kombëtare dhe shoqëritë, që përballen me nevojën për integrimin e tyre në punë dhe strukturat sociale.

Për disa, aspekti më shqetësues i fluksit masiv të emigrantëve, është lidhja e tyre me ekstremizmin e dhunshëm. Xhonatan Lorenc, një nga anëtarët kryesorë të institutit, vuri në dukje se integrimi i myslimanëve dhe antiterrorizmi, shihen si

përgjegjësi e qeverive kombëtare, por zgjidhjet kërkojnë përgjigje në nivel evropian. Sulmi terrorist në redaksinë e revistës “Charlie Hebdo” në Paris, e tregoi më së miri këtë lidhje. Ngjarja u bë shpejt një tragjedi transnacionale, që pati ndikim në çdo vend evropian, me një pakicë të konsiderueshme muslimane. Lorenc, sheh një lidhje në mes ekstremizmit të dhunshëm dhe rritjes së mbështetjes për partitë populiste në Evropë, sidomos në Itali, Spanjë, dhe Greqi – vende që përballen me flukset më të mëdha të emigracionit.

Ata po “ruajnë hendekun e thellë të fortesës Evropë”, por ndjehen gjithnjë e më shumë të braktisur nga partnerët e tyre të BE-së.

Rritja e pakënaqësisë dhe mbështetjes për lëvizjet populiste, reflekton pjesërisht kuptimin, që askush në BE ose në qeverinë e tyre kombëtare, nuk është i gatshëm apo i aftë për të adresuar në mënyrë efektive çështjet e emigracionit dhe të terrorizmit. Shumë nga pjesëmarrësit vunë ndërkaq në dukje, se politikat shtrënguese të Evropës, kanë kontribuar në këtë valë populizmi. Kemal Dervish, nënkryetar dhe drejtor i Ekonomisë Globale dhe Zhvillimit në Brookings, sheh tjetërsimin që këto politika kanë shkaktuar njëfarë autogoli. Sipas kësaj pikëpamje, “politikat fiskale të BE, kanë qenë të gabuara dhe projektuara shumë

keq”, dhe shkaku i kryesor i shumë ngecjeve të panevojshme ekonomike në Evropë. Dervish, propozoi të përfitohet nga normat e ulëta të interesit, për të rritur investimet publike, sidomos në infrastrukturë. Por ai vuri në dukje, se ka kundërshti tejet ideologjike të kësaj politike, brenda shumë partive politike kryesore, veçanërisht në Gjermani. Nga ana tjetër, Havier Solana, që është ballafaquar në vetë të parë me çështje të mundishme politike, tha se ka vend për optimizëm. Përkundër stanjacionit të vazhdueshëm ekonomik, ai mendon se ndryshimet e fundit në arkitekturën e eurozonës, do të thonë se qeverisja

ekonomike evropiane është “duke shkuar në drejtimin e duhur”.
Partitë populiste, kanë përfituar nga problemet ekonomike të Evropës, por në mënyrë të ngjashme rifillimi i rritjes ekonomike, do të kufizojë ndikimin e tyre. Të tjerët e ndanë optimizmin e tij, në një kuadër më të përgjithshëm. Vais argumentoi se tërheqja ndaj populizmit, është vetëm një fazë e transformimit politik të shoqërive e lëvizjeve populiste, që do të “përthithet nga demokracitë perëndimore”.

Bashkëpunëtori i Brookings, Karlo Bastasin shtoi se, siç po e dëshmon aktualisht Syriza, lëvizjet populiste kanë tendencë për të mbipremtuar, dhe shkaktuar kësisoj rreziqe,

duke mos qenë në gjendje për të ofruar ndonjë gjë. Megjithatë, pavarësisht nga kjo, partitë populiste kanë tashmë një ndikim në politikat evropiane, madje edhe politikën e jashtme.

Konstanc Shtelzenmyler, u shpreh se qeveria ruse i sheh partitë populiste, si një çarje në qeverisjen e korruptuar evropiane, dhe një rast për të prishur unitetin evropian për sanksione ndaj Moskës. Rusia është e angazhuar në një fushatë aktive, për të joshur dhe madje edhe të financuar liderët populiste në të gjithë Evropën.

Evropa është si problemi ashtu edhe zgjidhja

Folësit gjerësisht ranë dakord, se frustrimi me integrimin evropian, është një shkak i rëndësishëm i ndjenjave populiste. Por në vend të hedhjes së hapave prapa, ata gjithashtu shohin zgjidhje tek të paturit më shumë Evropë:më mirë institucionet e BE-së për politikën ekonomike, bashkëpunim më të fuqishëm Evropian mbi emigracionin dhe kundër terrorizmit, dhe unitet të fortë evropian në përballjen me Rusinë. Shqetësimi i tyre kryesor, është se mundësitë për integrimin e mëtejshëm, janë shterur dhe minuar nga vala populiste. Një dalje e Greqisë nga eurozona, mbetet një mundësi reale. Drejtoresha ekzekutive e organizatës, Fiona Hill shtoi se evropianizimi

është sfiduar thellë, edhe nga rritja e lëvizjeve për pavarësi rajonale dhe mundësitë e një referendumi britanik për anëtarësim në BE, nëse në zgjedhjet 7 Majit fitojnë sërish konservatorët.

Kjo është një manovër politike e ndërlikuar, por nëse partitë kryesore dëshirojnë të frenojnë valën populiste, ato do të duhet të dyfishojnë sulmet ndaj Evropës. Koncepti i Evropës, është shpesh një kokë turku, për një dështim të përgjithshëm për të ofruar një qeverisje efektive, qoftë në emigracion, apo politikën e jashtme ekonomike.

Zgjidhja qëndron tek politikat më efektive, por nga natyra e tyre, probleme të tilla kërkojnë një përgjigje evropiane. Sikurse e

pohoi Havier Solana, nuk ka zgjidhje për këto probleme pa Bashkimin Evropian. Le të shpresojmë se ka një zgjidhje me Bashkimin Evropian.

Leave a Reply

Back to top button