Histori

Revolucioni Francez dhe ergoti

Screen Shot 2016-08-29 at 21.50.35Në vitin 1789, në Francë u përhap fjala se banditët e fshehur në pyje, po detyronin shumë fshatarë të rrëmbenin armët. Kjo ngjarje u bë e njohur si Frika e Madhe, dhe shërbeu si një nga katalizatorët e Revolucionit Francez. Megjithatë, arsyeja për Frikën e Madhe mbetet kryesisht e pashpjegueshme. Në vitet 1980, Meri Kilbërn Matosian nga Universiteti i Merilerndit në SHBA propozoi që të korrat e këqija mund të kenë qenë shkaku i paranojës.

Më herët në vitin 1974, një historian pati deklaruar se thekra e kultivuar në fund të viteve 1700 ishte e infektuar me ergot. Ergoti, një myk që rritet në thekër, është i njohur si shkaktar i simptomave si paranoja dhe haluçinacionet, dhe përmban kimikate me të cilat prodhohet droga LSD. Rreth një e dymbëdhjeta e të gjithë kulturës së thekrës ishte prekur nga ergoti, për shkak të dimrave të ftohtë dhe pranverave të lagështa. Prandaj helmimi nga ergoti i shumëpërhapur, mund të ketë qenë pas fillimit të Revolucionit Francez.

Leave a Reply

Back to top button