Revolucioni i Tetorit i vitit 1917 i dha fund zyrtarisht regjimit carist dhe e zhvendosi pushtetin tek bolshevikët. Momenti vendimtar i kësaj kryengritjeje ishte sulmi ndaj Pallatit Dimëror në Shën Petërsburg, rezidenca zyrtare e monarkut. Ishte pothuaj një ngjarje pa gjakderdhje. Pallati ruhej kryesisht nga kadetë dhe ushtare femra, që u dorëzuan menjëherë. Pak vite më vonë, Lenini vuri në skenë “Sulmi ndaj Pallatit Dimëror”, një ripërshkrim ku dëshmitarët e pranishëm ishin 1000 mijë, dhe ku bolshevikët u shfaqën në një dritë shumë më heroike. Kjo u bë shumë shpejt edhe historia zyrtare e ngjarjes. Gjithashtu, u fshi fakti që, pasi morën pallatin, bolshevikët u dehën tej mase me alkool. Teksa eksploronin pallatin, revolucionarët gjetën qilarin e fshehtë të Carit – depozita më e madhe e verës në botë. Ky zbulim zhyti pjesën më të madhe të qytetit në një furi konsumi alkooli për ditë me radhë. Gjithë përpjekjet nga ata pak bolshevikë që ishin esëll për të vënë në kontroll situatën, ishte tërësisht e kotë. Ata u bënë barrikadë tek qilari, por turma shembi murin. Ata derdhën verën nëpër tuba, por turma njerëzisht thjeshtë shkonin në anën tjetër, duke pirë drejt e nga tubacionet. Njerëzit madje vdisnin edhe në ujërat engrirë të Nevas, në përpjekje për të marrë arkat që hidheshin në lumë. Vetëm me ardhjen e Vitit të Ri, në qytet u rikthye një farë rendi./bota.al
1 minute read