Horizonti.al

REVOLUCIONI / Me lazera, ja si do të jenë betejat e të ardhmes

Survejimi është një nga aspektet më të rëndësishme të luftës. Marrja e informacionit mbi një armik është një përparësi jetike në një fushatë ushtarake. Një koncept i ri i zbuluar nga BAE Systems, i njohur si Laser Developed Atmospheric Lens, LDAL (Lente Atmosferike Zhvilluar me lazer), shfrytëzon atmosferën e Tokës për të prodhuar zgjidhje të përparuara për survejim dhe mbrojtje.

LDAL punon për shkak të aftësisë pasqyruese të atmosferës dhe fenomeneve të mirazheve. Një shtresë e atmosferës e quajtur jonosferë është natyrisht reflektuese, ndaj valëve me gjatësi të caktuara. Për shembull, transmetimet radiofonike mund të dërgohen në distanca të mëdha, sepse valët e radios mund të ‘përplasen dhe ngrihen sërish’ në jonosferë.

Mirazhet krijohen kur ndryshimet në temperaturën e ajrit përthyejnë dritën për të dhënë iluzionin e objekteve që nuk janë aty. Kjo shihet zakonisht në shkretëtira, kur ajri i nxehtë pranë rërës përthyen dritën nga qielli, duke krijuar një imazh të qiellit që vjen nga rëra, e duke u shfaqur si një pishinë e largët me ujë.

Duke përdorur këto parime, LDAL synon që përkohësisht të ndryshojë një pjesë të jonosferës në një lente, që mund të përdoret për të zmadhuar sinjalet elektromagnetike si drita dhe transmetimet e dukshme të radios tek një marrës. Lentja krijohet nga lazera me impulse të fuqishme të lëshuara nga një aeroplan, të cilat jonizojnë ose ngrohin një pjesë të atmosferës, për të ndryshuar vetitë e saj optike, duke zmadhuar ose ridrejtuar sinjale të largëta.

Përveç se për të vëzhguar lëvizjet dhe planet e armikut, nga shumë më larg se kurrë më parë, teknologjia është planifikuar gjithashtu të prodhojë një lloj mburoje, për të mbrojtur avionët nga kundërmasat me lazer të armikut. LDAL parashikohet të integrohet brenda 50 viteve të ardhshme dhe mund të sjellë një kthesë të madhe për luftën, në mbarë botën. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button