Horizonti.al

Rezistentë ndaj helmit

Screen Shot 2015-09-27 at 11.41.58

Si vendodhje për një roman të kategorisë së verdhë, qyteti argjentinas i San Antonios de los Cobres do të ishte shumë i papërshtatshëm. Pasi banorët e tij duken “imunë” ndaj helmit të arsenikut: nivelet e kësaj substance (që del nga shkëmbinjtë) në ujë janë 20 herë më shumë nga limiti i përcaktuar nga OBSH, por vendasit janë përshtatur me këtë situatë. Një studim ka demonstruar që midis tyre është përhapur një mutacion, në një gen që “përpunon” arsenikun në trup: i cili bën që substanca të transformohet në një formë më pak helmuese dhe që largohet më me shpejtësi nga trupi në krahasim me atë që ndodh normalisht./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button