Enciklopedike

Rhodeziani i fundit

Screen Shot 2015-07-04 at 17.53.20

Seria: Manifeste të frikshëm të vrasësve gjakftohtë

Përpara se të kryente masakrën në një kishë zezakësh në Charleston të Karolinës së Jugut, Dylan Roof besohet se ka patur një faqe interneti të dedikuar urrejtjes racore, e quajtur Rhodeziani i fundit. Në këtë faqe interneti, ai publikoi një manifest me më shumë se 2000 fjalë si dhe një numër pamjesh shqetësuese. Manifesti flet me detaje në lidhje me urrejtjen e tij ndaj racave të tjera. Roof beson se zezakët janë shumë inferiorë ndaj të bardhëve. Ai thotë se ndërkohë që është rritur në një familje jo raciste, ai u obsesionua pas krimit të zezakëve kundër të bardhëve në Amerikë dhe Europë, pasi ndoqi cështjen Trayvon Martin.

Ai është gjithashtu një mbështetës i skllavërisë dhe segregimit, duke pretenduar se nuk kanë qenë aq të këqinj sa i paraqesin librat e historisë. Ai përmend gjithashtu hebrenjtë, duke thënë se problemi me ta nuk ka të bëjë aq shumë me racën, se sa me identitetin e atyre dhe aftësinë për rrjetëzim: “Nëse në një farë mënyre do të kisha lyer me blu cdo hebre, për 24 orë, do të kishim një vetëdijësim masiv”.

Sa për hispanikët, ai thotë se ka individë edhe të mirë, edhe të këinj dhe se “ka gjak të bardhë të mirë në Uruguaji, Kili, Argjentinë e madje edhe në Brazil, por ata janë sërish armiqtë tanë”. Ai shpreh një respekt të habitshëm për aziatiko-lindorët sepse “ata janë nga natyra shumë racistë”. Ai shpreh edhe arsyet përse ka zgjedhur vendndodhjen e masakrës: “Nuk jam në gjendje që të shkoj vetëm në geto dhe të luftoj. Zgjodha Charlestonin, sepse është qyteti më historik në shtetin tim, dhe një herë e një kohë kishte raportin më të lartë të zezakëve ndaj të bardhëve në vendin tim”.

Provat e këtij manifesti u japin peshë pretendimeve se krimet e Roof duhet të konsiderohen një akt terrorizmi i motivuar politikisht. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button