Horizonti.al

Rikthehen frikërat për fundin e botës, prej Hënës së kuqe dhe profecisë së meteorit

Screen Shot 2015-09-10 at 20.55.48

NASA është vënë në lëvizje për të përgënjeshtruar parashikimet, të cilët janë të bazuar në një pasazh biblik

Disa grupe të krishterë kanë parashikuar se bota do të marrë fund në fund të këtij muaji – kur thonë se Hëna e kuqe do të sjellë dhe një goditje apokaliptike meteori. Shkencëtarët thonë se “hëna e përgjakur” do të ndodhë në 28 shtator, kur Hëna të kalojë nëpër hijen e Tokës të lëshuar prej Diellit (eklipsi hënor) dhe shfaqet e skuqur.

Disa udhëheqës fetarë besojnë se për shkak se ky është eklipsi i katërt i njëpasnjëshëm hënor që nga prilli 2014, ai është pjesë e një “tertradi” – që parashikon një meteor që do të shkatërrojë Tokën në fundin e kohës.

Ekspertët në NASA mbeten jo të bindur.

Organizata monitoron qiejt në mënyrë konstante për asteroidë, dhe asnjë nuk është rrugës së përplasjes me Tokën, për disa qindra vite. Megjithatë, duke parë përhapjen e frikës, NASA ka nxituar të bëjë një deklaratë zyrtare për temën.

Teoria e Hënës së kuqe i ka rrënjët tek një pasazh i Biblës, tek Joeli 2:31, ku thuhet: “Dhe unë do të shfaq mrekulli mbi qiej dhe mbi tokë, gjak, zjarr dhe kolona tymi. Dielli do të errësohet, dhe hëna do të bëhet e kuqe gjak, përpara se të vijë dita e madhe dhe e tmerrshme e Zotit”.

Po kështu tek Aktet 2:20: “Dielli do të errësohet dhe hëna do të bëhet e kuqe si gjaku, me ardhjen e ditës së madhe dhe të lavdishme të Zotit”.

Dhe sërish tek Zbulesa 6:12: “… dhe pati një tërmet; dhe Dielli u bë i zi dhe hëna u bë si gjaku”.

“Tetradi” i eklipseve Hënorë, me gjashtë Hëna të plota në mes tyre, do të përkojë me një asteroid që do të godasë Tokën. Kjo teori u bë popullore prej pastorëve amerikanë Mark Biltz dhe John Hagee. Secili prej tyre ka thënë se tetradat e mëparshme në histori kanë përkuar me ngjarje të rëndësishme, tragjike dhe triumfuese në historinë e hebrenjve.

Libri i Hageet për këtë temë, i quajtur “Katër Hëna gjaku” ishte libri i nëntë më i shitur në SHBA vitin që kaloi. Teoricienët e sotëm biblikë që ndjekin mësimet, janë shqetësuar se në një periudhë mes 22 shtatorit deri 28 shtator 2015, bota do marrë fund.

Dhe ndonëse burimet janë të paqartë, ka patur mjaftueshëm spekulime në mediat sociale dhe gjetkë, për ta detyruar NASA-n që të nxjerrë këtë deklaratë: “NASA nuk ka dijeni për ndonjë asteroid që të ndodhet aktualisht në rrugën e përplasjes me Tokën, kështu që probabiliteti i një përplasje të madhe është shumë i vogël”, tha një zëdhënës i agjencisë. “Në fakt, me aq sa mund të themi, asnjë objekt i madh nuk ka gajsa të godasë Tokën në disa qindra vitet e ardhshëm”./The Independent

Leave a Reply

Back to top button