Analiza

Rikthimi tek simbolet komuniste / Një kurth i quajtur “Jugonostalgjia”

Një rikthim tek simbolet komuniste po përhapet në të gjithë vendet e Ballkanit

Screen Shot 2016-03-24 at 10.22.45

Nga Dubravka Ugresiç

Një ftesë në Oberlin College në Ohajo, për të mbajtur një leksion mbi temën “Kujtimi i komunizmit: poetika dhe politika e nostalgjisë sonë”, kishte rizgjuar vetëvlerësimin tim të fshehur si veterane, që megjithatë, pothuaj menjëherë ishte shfryrë. Pas njëzetë vitesh gërmimi mes rrënojash, çfarë do të mund të thoja unë për Jugonostalgjinë?! Përpara meje ngrihej një masë e pakalueshme shkrimesh dhe tekstesh ende të pashkruar, pastaj librash, filmash, kujtimesh, simbolesh dhe suvenirësh, domethënë një depo e madhe, një arshivë kaotike ku kisha grumbulluar gjithfarësoj gjërash; që nga tekste teorikë themelorë (Libri i Svetllana Boymit “E ardhmja e nostalgjisë”), deri tek filma të suksesshëm (“Mirupafshim Lenin”, i regjisorit Volfgang Beker), e deri të projekte të kategorisë së dytë e të tretë, apo edhe objekte të humbur, që dukej se nuk kishin pikë lidhje me pjesën tjetër.

Po cili do të jetë arbitri suprem, në gjendje që të thotë se cilët janë objektet që kanë lidhje, dhe cilët jo? (…)

Ishte një kohë kur Interneti nuk përdorej ende masivisht. Sot, çdo post-jugosllav e ka mënyrën për të kënaqur oreksin e tij jugonostalgjik…

[real3dflipbook id=”1033″]

Leave a Reply

Back to top button