Horizonti.al

Rimishërimet e Dalai Lamës

“Je ai që ke qenë. Do të jesh ajo që bën duke nisur nga ky çast”. Një dhuratë të paqtë u dhuroi Buda Gautama dishepujve të tij që tregon diturinë shpirtërore dhe zuri një vend në përjetësi si mesia e një besimi të bazuar në shkëputjen nga të mirat materiale, në paqen e brendshme dhe në kujdesin e trupit dhe të shpirtit. Personazhi mistik i lindur në skarpatet e Himalajave dhe që mbeti i shenjuar në rrjetën e kohës is një promotor i besimit budist. Për perëndimin religjonet spirituale aziatike fshehin një misticizëm të huaj dhe joshës që gjeneron një dëshirë për t’i njohur në distancë pa e thyer këtë aureolë magjike që e rrethon. Budizmi është më shumë se kultura popullore ka trasmetuar. Bëhet fjalë për një nga besimet më të rëndësishme të botës dhe të filozofisë së jetës. Në degët e shumta dhe në të gjitha variantet besimi budist tibetian ka më shumë se 20 milionë besimtarë të shpërndarë kryesisht në juglindjen aziatike si dhe një nga pikëpamjet më të rëndësishme të ndjekur të budizmit. Budizmi tibetian karakterizohet mes shumë të tjera edhe për figurën e Dalai Lamës si Bodhisatva, përkufizim që i referohet atyre personave që ndjekin mësimet e Budës në mënyrë domethënëse dhe me qëllimin për të gjetur shpëtimin jo individual, por të të gjithë njerëzve. Budizmi beson se ky qëllim shpëtimi, i cili është ai që provokon Dalai Lamat në rimishërimin dhe që mund të vazhdojnë me misionin e tyre. Figura e Dalai Lamës vendos një dominim dhe lidhje me karmën dhe me besimin budist, saqë është e aftë të parashikojë se ku dhe kur do të rimishërohet, edhe pse ka patur 14 Dalai Lama të ndryshëm deri më tani, teknikisht janë rimishërime të të njëjtit shpirt në trupa të ndryshëm. Gurutë shpirtërore dhe figurat më të rëndësishme në situata politike dhe sociale të Tibetit, Dalai Lamat kanë qenë dhe janë përgjegjësit për të udhëhequr popullin drejt iluminimit.

Gyalwa Gendun Drubpa. Ishte Dalai Lama i parë i historisë mes 1391- 1474. Legjenda thotë se mbrohej nga një korb që kujdesej që zogjtë e tjerë të mos e dëmtonin. U përgatit që në moshën 7 vjeçare në manastirin e Nartangut dhe themeloi manastirin e Tashi Lumpo-s, një nga më të rëndësishmit e budizmit tibetian.

Gyalwa Gendun Gyatso. Ishte Dalai Lama nga 1475 – 1542 dhe i vetmi që u vetëshpall udhëheqës shpirtëror. Vendosi rezidencën zyrtare të Dalai Lamës në manastirin e Drepungut, në qytetin e Lhasës dhe zbuloi liqenin Lhamo Latso, një vend i shenjtë, ku praktikantët e përparuar kanë vizione se kush do të jetë Dalai Lama i radhës.

Gyalwa Sonam Gyatso. Dalai Lama i tretë ka qenë një nga më të rëndësishmit e historisë. Mori detyrën nga 1543 – 1588 dhe ishte i pari që realisht mori këtë titull. I atribuohet vendosja e budizmit në Tibet dhe arriti paqen dhe shndrrimin e mongolëve në budistë.

Gyalwa Yonten Gyatso. I lindur në Mongoli u rrit në Dreepung për t’u edukuar. Gjatë kohës së tij si Dalai Lama (1589-1617) u shfaq figura e Panchen Lamas, rimishërimi i Lamave antike, që zinte vendin e dytë më të rëndësishëm të budizmit pas vetë Dalai Lamës. Të dyja këto figura këmbenin rolet e dishepullit dhe të mjeshtrit.

Gyalwa Lobsang Gyatso. Një nga Lamat më të kujtuara në histori, përveç udhëheqjes shpirtërore mori edhe qeverisjen e Tibetit falë ndihmës së Gushi Khanit, një lider ushtarak mongol që bashkoi rajonet e Tibetit dhe vendosi pushtetin e pestë Dalai Lama. Ndërtoi Pallatin e Potalës, nga i cili do të ushtronte pushtetin e tij.

Gyalwa Tsangyang Gyatso. Udhëhoqi nga 1683 – 1706 dhe konsiderohet një mjeshtër i madh i tantrës, një traditë ezoterike që mëson të përdorë dëshirën materiale me qëllimin e shpirtërores. Ky Dalai Lama kishte për zakon të vizitonte bare të Lhasës dhe i atribuohet një jetë dashurore shumë aktive dhe për këtë arsye shumë mongolë e konsideronin një Lama fals dhe u zhduk kur u burgos nga kundërshtarët.

Gyalwa Kelsang Gyatso. U përball me mosbesimin e mongolëve të provokuar nga veprimet e Dalai Lamës së mëparshëm, mes 1708 – 1757 dhe vendosi të riformonte disa aspekte të shtetit të themeluar nga Lama i pestë dhe mbahet mend për tekstet dhe reflektimet e tij mbi budizmin.

Gyalwa Jampel Gyatso. Udhëheqja e tij (1758-1804) kaloi pa u bënë re nga historia, pavarsisht se ishte një udhëheqës i fortë që e çoi Tibetin dhe budizmin tibetian në fillimet e tij. Evitoi pushtimin e trupave nepaleze dhe ndërtoi Norbulingka Lhasa, Pallatin Veror.

Lungtok Gyatso, Tsultrim Gyatso, Khedrub Gyatso dhe Trinlé Gyatso. Të katërt Dalai Lamat, nga i nënti tek i dymbëdhjeti janë praktikisht të panjohur. Regjistrat historikë pothuaj nuk flasin për ta, për shkak se tre prej tyre vdiqën në një moshë të re dhe vetëm njëri arriti pjekurinë. Tibetianët e konsiderojnë faktin se Dalai Lamat jo gjithmonë e përfundojnë misionin e tyre në tokë dhe pikërisht kjo është ajo që ka ndodhur gjatë atyre 72 viteve.

Gyalwa Thubten Gyatso. I njohur si një nga Dalai Lamat më të rëndësishëm të historisë dhe një ndryshim i madh me periudhën paraardhëse. Nga 1876 -1933 qeverisi Tibetin gjatë pushtimit britanik dhe përpjekjes së ushtrisë kineze, Manchu dhe arriti të ruante pavarsinë e vendit. E kujtojnë si një lider të madh si në politikë ashtu edhe në spiritualitet.

Tenzin Gyatso. Ka detyrën e Dalai Lamës qysh prej 1939 deri më tani. Njihet si rimishërimi i Lamës së mëparshme në moshën 2 vjeçare dhe përjetoi pushtimin e Tibetit nga ana e ushtrisë popullore kineze. U arratis në Indi bashkë me 70 000 ndjekës tibetianë.

Një Lama për kohët moderne. Rimishërimi i 14-të i Dalai Lamës ka qenë viktimë e tentativave për vrasje dhe është fitues i çmimit Nobel për paqen në 1989. Dalai Lama i tanishëm është një nga më aktivët politikisht, është shpallur mbrojtës i demokracisë dhe i pacifizmit si metodë për të gjetur një bashkëjetesë mes popujve të ndryshëm në të cilat duhet të respektohen zakonet dhe traditat e tyre. / MuyHistoria – Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button