Pse s’duhet të nënvlerësuar ndikimi i politikanëve të rinj në kontinent
Nga Dalibor Rohac
“Politico.Eu”
Vizita fundjavën e kaluar e kancelarës gjermane Angela Merkel në Turqi, qe e treta në 6 muajt e fundit – një precedent i ri në marrëdhëniet turko-gjermane. Askush nuk i kritikon ardhjet e saj të shpeshta në vend. Përkundrazi, shumëkush në Turqi mendon se ajo nuk duhet të kishte pritur derisa Evropa të goditej nga kriza e refugjatëve. Le ta kujtojmë atë për zhvillimet shqetësuese, të cilat ajo ka qenë e etur t’i lërë mënjanë.
Vizita e saj e fundit erdhi vetëm një javë pasi u mbyll gazeta me e madhe opozitare “Zaman”, në të cilën unë kam punuar për 22 vjet në rradhë, në vazhdën e konfiskimeve të paligjshme nga ana e qeverisë së AKP-së. Debatet e fundit mbi të ardhmen e Evropës, përshkohen nga një ndjenjë e katastrofës së pashmangshme. Na është thënë se eurozona, është e përcaktuar të shpërbëhet.
Kontinenti është i ‘përmbytur’ nga azilkërkuesit myslimanë, ndërsa elitat e ngathta politike janë gati të zëvendësohen nga ekstremistët politikë. Ekzistojnë arsye të forta për t’u shqetësuar mbi të ardhmen e kontinentit. Por pretendimet e një katastrofe të afërt në Evropë janë mjaft të ekzagjeruara. Më së pari sepse eurozona është në rritje, megjithëse me një shkallë vjetore modeste prej 1.5 përqind.
Refugjatët janë duke mbërritur në kontinent në një normë më të ulët se sa vitin e kaluar. Dhe teksa drejtuesit Frontit Kombëtar, Alternativës për Gjermaninë (AFD), apo Jobbik-ut në Hungari, kanë kapur me të vërtetë imagjinatën e disa segmenteve të elektoratit evropian, ata janë larg çdo gjëje të përafërt me arritjen e një shumicë popullore. Ndërsa Evropa po shkon ngadalë por e sigurtë drejt shterrimit të opsioneve, tendenca do të jetë kah një ringjallje të të menduarit reformist dhe udhëheqjes.
* * *
Italia përfaqëson një shembull pozitiv në këtë drejtim. Pasi provuan çdo dredhi për të shmangur të pashmangshmen, italianët zgjodhën në vitin 2014 në krye të qeverisë kryeministrin socialdemokrat Mateo Renci. Prej atëherë, ai ka kryer shumë beteja të vështira. “Jobs Act” i tij i miratuar vitin e kaluar, me gjithë kundërshtimin e zëshëm nga sindikatat, e bën më të lehtë pushimin e punonjësve nga puna. Kjo gjë qe në thelb e pamundur për kompanitë e një madhësie të caktuar në bazë të ligjit të mëparshëm, duke e bërë punëdhënësin e ardhshëm të mendohej dy herë para se të punësonte dikë.
U ulën taksat për njerëzit me paga të ulëta, në një përpjekje për të reduktuar papunësinë e të rinjve, që aktualisht është pak më poshtë 40 përqindëshit. Qeveria Renci është gjithashtu duke kryer ndryshime të mëdha në legjislacionin e vjetëruar mbi falimentimin – një pengesë e madhe për zgjidhjen e krizës bankare, në një ekonomi ku kreditë me probleme zënë rreth 20 përqind të PBB-së.
Sigurisht, ata që thonë se reformat e Rencit nuk do të shkojnë shumë larg e kanë një argument. Financat publike të Italisë kanë ende një performancë negative, dhe mbetet për t’u parë se si “Jobs Act” do të përkthehet në një rregullore dhe praktikë gjyqësore e ditë-për-ditëshme. Megjithatë, përpjekjet e Rencit mund të shënojnë shumë mirë fillimin e një prirje më të gjerë në të gjithë Evropën.
Ministri francez i Ekonomisë, Emanuel Makron, është shndërruar në protagonist kohët e fundit. Rritja e tij nuk vjen si diçka e papritur për francezët. Siç më tha një mik parizien:“Që 10 vjet më parë, për të u fol se një ditë do të bëhet president i vendit”. Ish-bankieri i familjes Rotchajld dhe tanimë anëtar i qeverisë socialiste, ndryshoi një pjesë e legjislacionit të vitit të kaluar – të njohur si Loi Macron ( “Ligji Makron”) – që liberalizon disa prej profesione të rregulluara në vend, duke zgjeruar orët e shitjeve ditën e djelë dhe mbrëmjeve, hapur transportin e udhëtarëve ndaj konkurrencës dhe thjeshtëzuar procedurat e tepërta burokratike në të gjithë sektorët .
Përkundër një vale protestash të organizuara nga sindikatat, dhe qëndrimit gjithnjë e më kritik të medias majtiste, lëvizja e tij politike, En Marche (“Përpara”), vlerësohet nga 38 përqind e qytetarëve, sipas një sondazhi të kohëve të fundit. Ministrja franceze e Punës, Miriam El-Khomri është një tjetër zë reformator në kabinetin e kryeministrit Vals.
Reforma e saj në tregun e punës, premton të lejojë më shumë fleksibilitet tek kontratat e punës, duke përfshirë edhe kompensimin e orëve shtesë. Më e rëndësishmja, ajo do t’i mundësojë kompanive franceze t’i pushojnë punonjësit në bazë të një ndryshimi të dokumentuar të kushteve ekonomike. Sado tronditëse që mund të tingëllojë, vetëm ndryshimet teknologjike apo falimentimi i një kompanie, konsiderohen aktualisht arsye të ligjshme për pushimet nga puna.
Madje edhe në Greqi, që zakonisht shihet si një rast i pashpresë kur është fjala për t‘u reformuar, partia e qendrës së djathtë Demokracia e Re është tani duke udhëhequr në sondazhe mbi Syriza-n e ekstremit të majtë. Lideri i saj i ri, Qirjako Micotaqis e kupton mirë se problemet e Greqisë janë kryesisht të vetë-shkaktuara. “E gjithë ndarja ndërmjet përkrahësve dhe kundërshtarëve të memorandumit me Trojkën qe artificiale. Problemi i vërtetë ishte se ne qemë të falimentuar”-tha ai në një konferencë për shtyp në fund të vitit të kaluar.
Përveç së kaluarës së tij në biznes – ka punuar për ‘Chase Manhattan’ dhe ‘McKinsey’ në Londër – Micotaqis mund të krenohet për disa reforma vërtetë të suksesshme. Si ministër për Reformën Administrative, ai mbikqyri futjen e komenteve mbi performancën dhe riorganizimin që rezultoi në shkarkimin e 5.000 nëpunësve civilë. Por reformat qenë jetëshkurtra:prej atëherë vlerësimet e performancës u braktisën, dhe kur Syriza erdhi në pushtet shumica e punonjësve u rrikthyen në punë.
Megjithatë, reformat e Micotaqisit u përpoqën të trajton një problem serioz që rëndon mbi Greqinë:puna në sektorit publik të vendit ka më shumë bonuse në pagat sesa sektori privat, ndërkohë që cilësia e shërbimeve publike mbetet zhgënjyese. Ndoshta asgjë nga këto nuk është e mjaftueshme për të shqetësuar pezmin e vazhdueshëm në Evropë.
Kredencialet nga shkollimi në universitetet më të mira të biznesit, fjalimet elokuente, dhe fushatat e marketingut politik, nuk do të mund të shpëtojnë ekonomitë në agoni të kontinentit – në rast se ato nuk shoqërohen me një përkushtim të vërtetë ndaj reformave. Gjithësesi, në rast se këta shembuj pasqyrojnë një kërkesë në rritje të opinionit publik për reforma të ndjeshme pro-rritjes ekonomike, ato mund të jenë shkak për shpresë se e ardhmja ekonomike e Evropës mund të shpëtohet.
Shënim: Dalibor Rohac është studiues në “American Enterprise Institute”. /Në shqip nga www.bota.al