Analiza

“Ringrihet” Alexis Tsipras, apel popullit dhe Putinit

Screen Shot 2015-02-05 at 22.01.00Goditja e beftë e marrë nga Mario Draghi i dhemb ende, por të nesërmen e vendimit të Bankës Qendrore Europiane për të pezulluar linjat e kreditit për bankat greke, Alexis Tsipras provon të ringrihet. Dhe e bën duke luajtur në tryezë dy karta. Një të brendshme, sheshin, me popullin që është thirrur për të mbështetur aksionin e qeverisë greke kundër murit të parë që ka ngritur Europa me kërkesë të Brukselit, dhe një të jashtme, me përgjigjen pozitive që i ka dhënë ftesës së presidentit rus, Vladimir Putin, pas një telefonate të gjatë mes të dyve. Një mesazh, jo shumë i mbuluar, për të gjithë partnerët europianë.
Ndërkohë, ministri grek i financave, Yani Varoufakis dhe kolegu i tij gjerman Volfgang Schaeuble kanë patur një takim me shumë mirësjellje, por pozicionet e të dyve në fund kanë mbetur distantë. “Jemi dakord për të mos rënë dakord”, ka komentuar Schaeuble duke gjetur sintezën e përsosur të takimit kokë më kokë, duke i thënë më pas edhe Varoufakisit se “Greqia duhet të punojë me Fondin Monetar Ndërkombëtar, BQE dhe Komisionin Europian”, domethënë me tre institucionet me të cilët ka përballuar programin e ndihmave”. Pra, i duhet të vazhdojë të ketë të bëjë me trojkën.
Dhe e gjithë kjo ndërkohë që, kryeministri grek Alexis Tsipras, i sapo kthyer nga një tur kryeqytetesh europianë, duke luajtur në shtëpi dhe duke folur para grupit parlamentar pohonte se “Trojka ka marrë fund, Greqia nuk është më partneri i gjorë që vetëm dëgjon predikime. Do respektojmë vullnetin e popullit grek. Presim propozimet e Gjermanisë, nga e cila nuk kemi dëgjuar ende asgjë konkrete”. jo vetëm kaq, partia e kryeministrit grek, me mandatin e fortë popullor të zgjedhjeve të fundit, ka thirrur të grumbullohen qytetarët për një manifestim të madh kundër masave të shtrëngimit përpara parlamentit të Athinës, ku nuk kanë munguar as shumë sloganë antigjermanë.
Varoufakis ka përsëritur sot atë që ka thënë në ditët e kaluara, domethënë që qeveria greke po kërkon “të ketë një program të ndërmjetëm deri në mars”, për të patur “hapësirë për bisedimet për një kontratë të re me BQE, Komisionin e BE dhe FMN-në”. Pra, kërkon pak kohë më shumë. E kundërta e asaj që Eurotoëer ka bërë të kuptohet dje: po nuk u gjet një marrëveshje e shpejtë me partnerët europianë, pra edhe zotime për reformat që Greqisë i kërkohet të zbatojë, BQë nuk mund të përdorë më obligacionet greke si garanci për financimin nga ana e BQE të bankave greke”.
Alexis Tsiprasi, pas një jave me buzëqeshje dhe shkëmbime dhuratash, është gjendur krejt papritur vetëm. Edhe për këtë arsye ka vendosur të luajë një kartë të re: atë të kontaktit me Vladimir Putinin. Kryeministri grek ka deklaruar se do të vizitojë udhëheqësin rus në Moskë. Një veprim që vjen pikërisht ndërkohë që marrëdhëniet mes Rusisë dhe Gjermanisë janë të tensionuara dhe Komisioni Europian po vlerëson hipotezën e miratimit të sanksioneve të rinj ndaj Moskës për shkak të krizës së Ukrainës. Sanksione për të cilët nevojitet dhe miratimi i Athinës. Herët të flitet për një bosht, edhe sepse kundërvënia e vetme ndaj nismës së Brukselit do të rrezikonte ta linte Athinën edhe më të izoluar. Për Greqinë, në këtë moment, do të ishte skenari më i keq i mundshëm. /HuffPost/
Bota.al

Leave a Reply

Back to top button