Uncategorized

Rishfaqet gazetari që u zhduk në Wuhan

Një gazetar kinez që u përndoq dhe më pas u ndalua në Wuhan – qendra e shpërthimit të virusit të Kinës – është rishfaqur pas gati dy muajsh.Li Zehua transmetoi përndjekjen dhe ndalimin nga policia më 26 shkurt, dhe që atëherë nuk ishte parë publikisht.

Të mërkurën ai publikoi një video duke thënë se ai kaloi dy javë në “karantinë” në Wuhan, e ndjekur nga më shumë karantinë në qytetin e tij të lindjes.

Ai u tha se karantina ishte e nevojshme pasi ai kishte qenë në “zona të ndjeshme”.

Kush është Li Zehua?

Li Zehua është një gazetar që shkoi në Wuhan në shkurt, pasi një gazetar tjetër, Chen Kiushi, u zhduk. Në videon e tij të parë nga Wuhan ai shpjegoi pse ishte atje. “Para se të hyja në Wuhan, një mik që punonte në mediat kryesore kineze më tha … të gjitha lajmet e këqija për epideminë janë mbledhur nga qeveria qendrore. “Media lokale mund të raportojë vetëm lajmet e mira për shërimin e pacientëve etj. Sigurisht, mbetet e pasigurt nëse është e vërtetë, sepse kjo është vetëm ajo që kam dëgjuar nga miqtë e mi.”

Historitë e tij përfshinin fshehje  të infeksioneve dhe një krematorium të zënë. Ato u panë miliona herë në platformat kineze, YouTube dhe Twitter.

Çfarë ndodhi në 26 shkurt?

Në videon e re, Li Zehua, i cili mendohet të jetë 25 vjeç, tha se po i jepte makinës në Wuhan kur njerëz në një makinë tjetër i thanë të ndalonte. Në vend që të ndalonte, ai shpejtoi, duke thënë se ishte “i hutuar” dhe kishte “frikë”. Ai u përndoq për 30 km [19 milje] dhe një pjesë të udhëtimit te ngarkoi në YouTube me titullin “SOS”. Ai arriti në banesën e tij dhe filloi transmetimin live ndërsa “disa” policë dhe njerëz me uniformë  trokitën në një derë afër.

Ai fiku dritën dhe u ul në heshtje ndërsa oficerët trokitën në dyert e tjera dhe përfundimisht dhe tek e tij. Ai i injoroi ata, por tre orë më vonë ata trokitën përsëri.Ai hapi derën dhe u dërgua në një stacion policie, ku ju morën gjurmët e gishtërinjve dhe mostrat e gjakut, përpara se të dërgohej në një “dhomë marrjeje në pyetje”.

Iu tha se ai ishte “i dyshuar për prishjen e rendit publik”, por nuk do të kishte asnjë dënim.

Megjithatë, për shkak se ai kishte qenë në “zona të ndjeshme të epidemisë”, ai do të duhet të karantinohej.

 

Çfarë ndodhi më pas?

Li Zehua u çua nga shefi i policisë në karantinë në Wuhan, ku iu hoqën pajisjet e tij elektronike.Ai qëndroi atje për dy javë, duke iu thënë se ishte “i sigurt” dhe ishte në gjendje të shikonte lajmet e TV kineze.

Ai u dërgua më pas në një qendër karantine në qytetin e tij të lindjes për dy javë të tjera, përpara se të shkonte të qëndronte me familjen e tij.

“Gjatë gjithë procesit, policia zbatoi ligjin në mënyrë të civilizuar, siguroi kohën dhe ushqimin tim Ata gjithashtu u kujdesën shumë për mua,” tha ai.

“Pas mbarimit të karantinës, unë kam qenë me familjen time. Unë jam mirënjohës për të gjithë njerëzit që janë kujdesur për mua. Uroj që të gjithë njerëzit që vuajnë nga epidemia t`ja dalin. Zoti e bekoftë Kinën. Uroj që bota të bashkohet së bashku.”

Chen Kiushi është ende i humbur, sipas një llogarie në Twitter të drejtuar nga miqtë. Ai ka qenë jashtë kontaktit për 75 ditë.

Një gazetar tjetër që raportoi nga Wuhan, Fang Bin, gjithashtu është zhdukur që nga muaji shkurt. / bota.al

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button