Horizonti.al

Rituali Bethovenit: Frymëzimi nga larja e vazhdueshme dhe problemet me qiradhënësit

Screen Shot 2015-09-13 at 21.31.32

Kompozitori i njohur Ludvig van Bethoven(1770-1827) ngrihej herët në agim, dhe shpenzonte vetëm pak kohë para se të bëhej gati dhe zbriste për të punuar. Mëngjesi i tij ishte vetëm një kafe, të cilën ai e përgatiste vetë me  kujdes të madh.Vendoste plot 60 kokrra kafeje në filxhan, ndërsa shpesh i numëronte ato një nga një, për të patur një dozë sa më të saktë.

Më pas ulej në tryezë dhe punonte deri në 2 ose 3 të pasdrekës, duke bërë ndonjëherë pushim dhe dalë jashtë për shëtitje, çka duket e ndihmonte në krijimtarinë e tij. (Ndoshta kjo është edhe arsyeja, pse produktiviteti i Bethovenit ishte përgjithësisht më i lartë gjatë muajve të ngrohtë të vitit).

Pas vaktit të mesditës, Beethoven fillonte një shëtitje të gjatë, e cila shpesh i merrte pjesën më të madhe të pasdites. Ai mbante përherë një laps dhe disa fletë muzikore në xhepin e tij, për të rregjistruar në çast, çdo frymëzim që mund t’i vinte.

Teksa dita përfundonte, ai mund të ndalej në ndonjë tavernë për të lexuar gazetat. Mbrëmjet i kalonte shpesh me shoqërinë e tij apo në teatër, megjithëse në dimër preferonte të qëndronte në shtëpi dhe të lexonte. Darka ishte zakonisht diçka e tepër e lehtë, le të themi një tas supë, dhe disa ushqime të mbetura nga dreka.

Beethoven përlqente të shoqëronte ushqimin me verë, ndërsa kishte qejf edhe të konsumonte në gotë birrë dhe një llullë duhan pas darke. Ai ka punuar rrallë me veprat e tij muzikore në mbrëmje, dhe teksa doli në pension në moshë të hershme, shkonte në shtrat maksimumi në orën 10 të mbrëmjes.

Këtu vlen të përmenden edhe zakonet e çuditshme të kompozitorit të shquar. Nxënës dhe sekretari i tij Anton Shindler, i kujton ato në biografinë mbi Bethovenin:”Larja ishte ndër nevojat më të ngutshme të jetës së Bethovenit. Në këtë drejtim, ai ishte me të vërtetë një oriental:në mënyrën e tij të të menduarit, profeti Muhamed nuk e tepronte aspak për numrin e abdeseve që  urdhëronte.

Nëse nuk do të vishej për të dalë gjatë orëve të mëngjesit, ai do të qëndronte me robdëshambrin e tij të madh në lavaman, duke derdhur enë të mëdha me ujë mbi vete, e duke kënduar me zë të lartë. Pastaj do të çapitej nëpër dhomën me sytë e përndezur, duke shënuar diçka, dhe më pas rifillonte të derdhte ujë mbi vete, dhe kënduar sërish me zë të lartë.

Këto ishin momentet e një meditimi të thellë, për të cilat askush nuk mund të kishte kundërshtuar, përveç dy rrjedhojave fatkeqe. Para së gjithash, shërbëtorët do të dilnin shpesh jashtë duke qeshur me të madhe. Kjo e zemëronte aq shumë mjeshtrin, sa nganjëherë u vërsulej atyre me një gjuhë të tillë që e bënte një figurë edhe më qesharake.

Ose do të hynte shpesh në konflikt me pronarin, për shkak se derdhte shpesh shumë ujë në dysheme. Kjo ishte një nga arsyet kryesore të jopopullaritetit të Bethovenit, si një qiramarrës. Kati i dhomës së tij të ndjenjes, do të duhej të asfaltohej, për të parandaluar gjithë atë ujë që kalonte përmes. Dhe mjeshtri ishte krejtësisht i pashqetësuar nga teprimet e frymëzimit që shkaktoheshin nën këmbët e tij!/Bota.al

Leave a Reply

Back to top button