Horizonti.al

Rituali Moxartit / S’pati asnjëherë kohë të mjaftueshme, por kompozoi kryeveprat më të mëdha muzikore

Screen Shot 2015-09-13 at 09.30.33

Në vitin 1781, pasi për disa vite me rradhë kërkoi më kot një vend të përshtatshëm mes fisnikërisë evropiane, kompozitori i njohur Volfgang Amadeus Moxart (1756-1791), vendosi të jetojë në Vjenë si një kompozitor dhe interpretues i pavarur. Për një muzikant të talentuar dhe te famshëm si Moxarti, kishte mundësi të bollshme në qytet, duke dhënë mësime pianoje, koncerte, dhe kryer vizita shoqërore tek klientët e pasur të qytetit.

Në atë kohë, Moxarti u njoh me gruan e tij të ardhshme, Konstanca, nën vështrimin mospranues të nënës së saj. E gjithë kjo veprimtari, i linte atij vetëm disa orë në ditë për të kompozuar vepra të reja. Në një letër të vitit 1782 drejtuar së motrës, ai jepte një përshkrim të hollësishëm të atyre ditëve të ethshme në Vjenë:Flokët i rregulloj përherë në orën 6 të mëngjesit, dhe një orë më pas jam tërësisht gati.

Pastaj filloj të kompozoj deri në orën 9. Nga ora 9 deri në orën 1 të drekës, jap mësime private. Pastaj ha drekë vetëm, përveçse në rastet kur jam i ftuar në ndonjë shtëpi, ku ata mund të hanë drekë në orën 2 ose 3, si për shembull, sot dhe nesër tek konteshat Zichy dhe Thun. Unë s’mund të punoj kurrë para orës 5 apo 6 në mbrëmje, dhe madje edhe atëherë jam shpesh i zënë me ndonjë koncert.

Nëse nuk jam i zënë kompozoj deri në orën 9 të mbrëmjes. Më pas shkoj tek e Konstanca ime e dashur, ndonëse gëzimi që shohim njëri-tjetrin, prishet thuajse gjithnjë nga vërejtjet e hidhura të nënës së saj. … Në orën 10 e gjysmë apo 11 të mbrëmjes kthehem në shtëpi, kjo varet nga shigjetimet e nënës së saj, dhe kapacitetin im për t’i duruar ato! Teksa nuk mendoj se jam në gjendje të kompozoj në mbrëmje, për shkak të koncerteve që janë duke u zhvilluar, dhe gjithashtu pasigurisë që kam se nga çasti në çast mund të më thërrasin këtu dhe më pas atje, e kam bërë zakon (veçanërisht nëse shkoj në shtëpi herët), që të shkruaj pak para se të shkoj në shtrat. Shpesh shkruaj deri në orën 1 të natës, dhe bie gjumë, për t’u ngritur në orën 6 të mëngjesit.

“Në përgjithësi kam kaq shumë për të bërë, saqë shpesh nuk e di ku kam kokën apo këmbët e mia”- i shkruante Moxarti babait të tij. Me sa duket ai nuk po e tepronte. Kur Leopold Mozart shkoi për të vizituar djalin e tij disa vjet më vonë, ai pa se kishte një jetë po aq të trazuar siç ia kishte përshkruar. Ai i shkroi në shtëpi nga Vjena:”Është e pamundur për mua që të përshkruaj vrullin dhe nxitimin që kam përditë!”/Bota.al

Leave a Reply

Back to top button