Ka rënë Muri i Berlinit, që nga koha kur ju shkruajtët këngën tuaj “The Wall”. Po sa mure e ndajnë ende këtë botë? Shumë. Muri mes veriut dhe jugut të planetit. Mes të pasurve dhe të varfërve. Mes persekutuesve dhe atyre që vuajnë. Edhe muri mes atyre që kanë çelësat e progresit, dhe atyre që janë të dënuar të jetojnë në injorancë, në errësirë. Nuk e di se si, apo kur do i shembim, por të pakën të provojmë, qoftë edhe me vetëm një këngë, nëse është e nevojshme
“Një mur e ndan ende botën në veri dhe në jug, në të pasur dhe të varfër, nga njëra anë kush persekuton dhe nga ana tjetër kush vuan”, thotë RogerWaters. Dhe ai vazhdon të përpiqet që ta shembë, tullë pas tulle. Në fillim me këngë, tani edhe përmes kinemasë. “The Wall” është filmi-koncert, mbi turneun me të njëjtin emër që zhvilloi përreth botës mes viteve 2010 dhe 2013, një “road-movie” mbi të kaluarën e tij si yll i rrokut dhe dokumentar pacifist. Ai do të dalë njëkohësisht në kinematë e gjithë planetit në 29 shtator.
Mr. Waters, çfarë lloj mesazhi dëshiron të jepni me këtë film?
Mendoj që njerëzit do të mbeten të befasuar, madje edhe ata që e kanë parë vetë koncertin, sepse filmi ofron shumë më tepër. Për mua ka qenë një mënyrë për të reflektuar, mbi indiferencën e dukshme të qytetërimit tonë ndaj atyre që vuajnë, ndaj viktimave të luftërave, personave që nuk kanë liri, të censuruarve, të shfrytëzuarve, të gjithë atyre që mbahen në skajet e shoqërisë.
Ka rënë Muri i Berlinit, që nga koha kur ju shkruajtët këngën tuaj “The Wall”. Po sa mure e ndajnë ende këtë botë?
Shumë. Muri mes veriut dhe jugut të planetit. Mes të pasurve dhe të varfërve. Mes persekutuesve dhe atyre që vuajnë. Edhe muri mes atyre që kanë çelësat e progresit, dhe atyre që janë të dënuar të jetojnë në injorancë, në errësirë. Nuk e di se si, apo kur do i shembim, por të pakën të provojmë, qoftë edhe me vetëm një këngë, nëse është e nevojshme. (vijoni leximin poshte videos se kenges)
Muzika ka provuar prej një kohe të gjatë, që të shembë murin e urisë në Afrikë, në Botën e Tretë, që nga “Live Aid”, deri tek “Live 8”: a ia ka dalë? A shërbejnë këta koncerte bamirësie, në disa prej të cilëve keni marrë pjesë edhe ju?
Një herë kam thënë që, minimumi, nuk bëjnë dëm. Sot them më shumë: qoftë edhe nëse shërbejnë për t’i dhënë Bob Geldofit një skenë ku të denoncojë padrejtësitë e Perëndimit, diktaturën e Tregut, pabarazinë mes atyre që kanë gjithçka, dhe atyre që nuk kanë asgjë, atëherë ia vlen të bëhen. E kam kënduar edhe unë një këngë: ka male me gjalpë, dhe mijëra fëmijë që nuk kanë asgjë për të ngrënë.
A keni në plan ndonjë koncert të madh në të ardhmen tuaj?
Jam në mesin e një albumi. Kur të jetë gati pas një viti, do të më pëlqente të zhvilloja një turne. Argëtohem ende në koncertet e mi.
Ju keni qenë prej një kohe të gjatë një mbështetës i Partisë Laburiste, një militant i të majtës. A besoni ende, në të majtën britanike dhe europiane?
Pas Thatcherit dhe Reaganit, e majta ka hequr dorë nga të qënurit një e majtë e vërtetë. Personalisht e konsideroja Tony Blairin të padurueshëm. Ishte sikur socializmi, për të fituar, duhej të bëhej i druajtur dhe i moderuar. Por, po ju them një gjë: pavarësisht të gjithë kufizimeve, sot preferoj liberalizmin perëndimor, më shumë se sa alternativat e supozuara të tij. Të paktën mbron ende vlerat e Magna Carta-s, të drejtat e njeriut. Dhe ndihem më i garantuar nga demokracia europiane, se sa nga ajo amerikane.
Nuk ju pëlqen Obama?
Obama më pëlqen. Sigurisht, është një burrë shumë inteligjent, dhe ka luftuar sinqerisht për të përmirësuar gjërat. Por po përplaset me një mur, edhe atje, dhe ka kuptuar se nuk mund të bëjë shumë.
Për të kaluar në një argument pak më të lehtë, ju ka dhënë më shumë kënaqësi fitorja e Arsenalit në Kupën e Anglisë?
Natyrisht, jam ende një tifoz i madh i Arsenalit, edhe pse, që kur jetoj në New York, i shoh ndeshjet në televizor, dhe jo më në stadium.
Përse preferoni New Yorkun më shumë se Londrën?
Sepse New Yorku ka katër stinë. Tingëllon absurde e thënë nga një anglez, apo jo? Nuk e duroja më klimën londineze.
A mund të thoni, për ta mbyllur, ku e gjetët frymëzimin për të realizuar këngë që u shndërruan në kolonë zanore të një brezi të tërë? Si “Wish you were here”, apo “The dark side of the moon”? Ju jeni një prej autorëve të rrokut më të mëdhenj të kohës sonë: prej ku burojnë muzika dhe fjalët?
Mund t’ju jepja përgjigjen tradicionale, që është pjesërisht e vërtetë: ulem në piano, ose marr kitarën, filloj të luaj me notat, mbaj një fletore shënimesh aty pranë, dhe pastaj kur gjej vargun e duhur, mbyllem në studion time dhe punoj pa pushim. Por përgjigja më e vërtetë është kjo: kur një grua mbetet shtatzënë, por nuk i ka ende simptomat, mos vallë e di? A ka ndonjë gjë që i thotë se brenda ka një fëmijë? Fjalët dhe muzika vijnë në të njëjtën mënyrë, misterioze, të padeshifrueshme, magjike. Vërtetë nuk di të them as se si, as përse.
Një pyetje e fundit: nëse kaloni pranë qendrës së Battersea, ajo që shfaqet në kopertinën e albumit tuaj “Animals”, dhe që tani po e transformojnë në një kompleks të madh apartamentesh dhe qendër tregtare, çfarë do të ndiesh? A ka ai vend ende një vlerë për ju?
E ka, padyshim. Megjithatë më duhet të rrëfej se kalova aty pranë para shumë pak kohësh, isha në tren, dhe as nuk u kujtova t’i hedh sytë. Pse? Sepse po lexoja një libër dhe libri më rrëmbeu kaq shumë, saqë më bëri të harroj gjithçka tjetër. Një tjetër fat që kemi trashëguar nga vitet Shtatëdhjetë-Tetëdhjetë, koha kur librat i dashuronim, dhe nuk merreshim me Internetin”.
Burimi: La Repubblica
Në shqip nga: www.bota.al