Histori

Rokselana, bukuria dhe inteligjenca në oborrin e Sulejmanit të Madhërishëm

Një vajzë e re u shfaq në oborrin e Sulejmanit të Madhërishëm në vitin 1523, e kapur nga grabitës turq në Galatinë. Besohet se ajo ishte nga Ruthenia, në Ukrainën e sotme, dhe kështu asaj iu vu emri “Roxelana”, që do të thotë ‘ruse’ ose ‘rutenian’. Ajo ishte e gjatë, me flokë të gjatë të kuq dhe, ndërsa ndodhej në haremin e sulltanit, bukuria e saj, natyra e hareshme, e mprehtë dhe inteligjenca e lartë kapi vëmendjen e sulltanit dhe shpejt u bë një e preferuara e tij. Por ky ishte vetëm fillimi.

Sulejmani bëri një lëvizje të pashembullt të braktisjes së të gjitha grave të tjera në haremin e tij dhe u përkushtua vetëm ndaj Roxelanës. Thuhej se për të bërë që gjërat të qëndronin në atë mënyrë, ajo dogji haremin, në mënyrë që për të qëndruar me të dashurin e saj, asaj t’i duhej të lëvizte në apartamentet e sulltanit derisa të ngrihej një harem i ri. Nuk u ndërtua kurrë.

I tillë ishte përkushtimi i palëkundur i Suleimanit për të që ai e bëri bashkëshorten e tij kryesore, duke zëvendësuar Mahidevranin, nënën e djalit të vetëm të sulltanit. Por ishte vendimi i tij i paprecedentë për t’u martuar me Roxelanën, duke e bërë atë sulltanen e tij, që shastisi vendin pasi theu një traditë disashekullore.

Ashtu si ndodh me shumë gra të pushtetshme dhe me ndikim, u përfol nga ata që nuk e donin suksesin e Roxelanës, se ajo i kishte ‘bërë magji’ sulltanit. Sigurisht poezitë e tij për Roxelanën mbeten disa prej poezive më të njohura dhe të pasionuara të dashurisë së epokës dhe sugjerojnë se ishte një burrë i apasionuar.

Por Roxelana ishte një grua e jashtëzakonshme. Ajo ishte inteligjente, ambicioze, bamirëse dhe strategjike. Ajo nuk ishte vetëm grua dhe mbretëreshë, por për shumë vite ajo shërbeu si këshilltare kryesore e Suleimanit për çështjet e shtetit dhe luajti një rol me ndikim në politikën e jashtme dhe të brendshme. Ajo kishte rivalë të shumtë politikë, përkatësisht mikun dhe këshilltarin e Suleimanit, Ibrahim Pashën, me të cilin hyri në një betejë vdekjeprurëse, prej së cilës ajo doli triumfuese. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button