Horizonti.al

Romanet epike dhe aventureske të Sadam Huseinit

SERIA: Figurat e njohura historike, që mbetën shkrimtarë në tentativë

Kur diktatori i Irakut, Sadam Husein, nuk ishte i angazhuar me masakrimin e qindra mijëra kurdëve, ai pushonte në pallatin e tij dhe u kënaqur me hobin e tij të preferuar:shkrimin e aventurave epike në Babiloninë e lashtë. Vështirë se mund të gjeni librat e Huseinit në bibliotekën e qytetit tuaj, por në Irak, ai ishte çuditërisht i suksesshëm.

Diktatori shkroi 4 romane para se të vdiste, dhe secili prej tyre shiti miliona kopje. Lexuesit në mbarë Irakun i donin aq shumë librat e tij, saqë nuk mund t’i hiqnin nga dora, me sa duket, nën frikën e vdekjes. Libri i tij më popullor, “Zabibah dhe Mbreti”, u adaptua në një seri televizive prej 20 pjesësh, dhe madje edhe në një muzikal.

Librin përmban një alegori të fshehur në mënyrë të hollë, që përdor historinë e një princeshe babilonase, për të folur rreth asaj se sa e tmerrshme është sot Amerika. Personazhi negativ, është një përdhunues lakmitar i cili përfaqëson qartazi Shtetet e Bashkuara.

Në fund, personazhet fillojnë një traditë vjetore të gërmimit të varrit të djalit të keq çdo 17 janar – i cili është përvjetori i fillimit të operacionit Stuhia e Shkretëtirës. Librat e mëvonshëm të Huseinit, janë akoma më pak delikate. Libri i tij i fundit, të cilën ai e shkroi pak para vdekjes, kishte titullin mjaft provokativ “Demonët e larguar”.

Aty flitet për një komplot hebre, për t’u bashkuar me të krishterët për të vrarë muslimanët. Në fund, myslimanët e shpëtojnë duke rrëzuar 2 kulla të mëdha, thuajse binjake. Ai mendonte se ishte një zot që mund të bënte çdo gjë, duke përfshirë edhe shkrimin e romaneve”- thotë Sad Hadi, një nga njerëzit që ndihmuan në shkrimin e romaneve të Huseinit. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button