Histori

Romantikët e mëdhenj të historisë: Shah Jahan

Shah Jahan

Perandor i Indisë nga 1628 deri në 1658, Shah Jahan ka hyrë në histori si njeriu që porositi një prej ndërtesave më spektakolare të historisë, Taj Mahalin, në nderim të bashkëshortes së tij që e donte aq shumë. I lindur me emrin Princi Khurram, djali i pestë i Perandorit Jahangir të Indisë, ai u shndërrua në djalin e preferuar të të atit pasi udhëhoqi disa fushata të suksesshme ushtarake për të konsoliduar perandorinë e familjes së tij. Për ta nderuar, perandori i dha titullin Shah Jahan, ose “Mbreti i Botës”. Pas vdekjes së të atit në vitin 1627, Shah Jahani mori pushtetin pas një lufte me vëllezërit e tij, duke u kurorëzuar perandor në Agra në vitin 1628. Në krah të tij ishte Mumtaz Mahal, ose “E zgjedhura e Pallatit”, bashkëshortja e Jahanit që në vitin 1612 dhe e preferuara nga tre mbretëreshat e tij. Në vitin 1631, Mumtazi vdiq pasi lindi fëmijën e 14-të. Legjenda thotë se teksa jepte shpirt, ajo i kërkoi bashkëshortit që të ndërtonte mauzoleumin më të madh në botë për të. Gjashtë muaj pas vdekjes së saj, perandori që ende mbante zi urdhëroi fillimin e punimeve. I ngritur përballë pallatit mbretëror në Agra, mermeri i Taj Mahalit reflekton tone të ndryshëm të dritës gjatë gjithë ditës. Ajo vishet me ngjyrë të purpurt në mëngjes dhe nën dritën e Hënës merr ngjyrën e perlave të bardha. Në qendër, rrethuar me ekranë delikatë që filtrojnë dritën qëndron cenotafi, ose arkivoli, ku ndodhen eshtrat e mbretëreshës.

Leave a Reply

Back to top button