Horizonti.al

Romuli dhe Remi, bij skllevërish. Mund të ketë qenë ndryshe historia e themeluesve të Romës

Screen Shot 2015-12-13 at 8.41.57 PM

Në librin e tij Jeta e Romulit, Plutarku ofron një version të ndryshëm nga ai që njohim, mbi origjinën e binjakëve: “Tarketi, mbreti i Albanëve, i cili ishte tejet mizor, u vizitua nga një fantazmë e cuditshme në shtëpinë e tij, një organ seksual mashkullor që ngrihej nga toka… një orakull i tetit në Etruria e informoi Tarketin, si nje virgjëreshë duhej që të kryente marrëdhënie me këtë fantazmë; më pas ajo do të lindte një djalë me një vlerë të jashtëzakonshme, me shumë fat dhe shumë forcë. Tarketi ia tha profecinë njërës prej bijave të tij dhe e urdhëroi që të kryente marrëdhënie me fantazmën; por ajo nuk pranoi, dhe dërgoi një skllave në vendin e saj. Kur Tarketi mësoi për hilenë, ai u zemërua dhe i dënoi të dyja me vdekje. Por Vesta iu faneps në ëndërr dhe e ndaloi që t’i vrasë. Më pas ai urdhëroi që të dyja të endnin në burg dhe u tha se kur të përfundonin endjen, do të liroheshin dhe do të martoheshin. Por atë që ato e endnin gjatë ditës, Tarketi urdhëronte gra të tjera që ta zhbënin natën. Kur skllavja lindi binjakë, Tarketi ua dha një farë Teratiusi, të cilin e urdhëroi t’i vriste. Dy binjakët, sic dihet nuk do të vriteshin. Do të rriteshin dhe do të themelonin Romën./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button