Horizonti.al

Rrëfenja që u frymëzuan nga ngjarje gjeologjike: Ishulli i zhdukur

island
Banorët e ishujve Solomon në Paqësorit e Jugut tregojnë historitë e Teonimanut, ishullit që u zhduk. Rapuanate kishte rrëmbyer një grua nga ishulli për ta bërë gruan e tij, por vëllai i saj e mori mbrapsht. Prandaj Rapuanate iu kthye magjisë për t’u hakmarrë. Atij i dha 3 bimë taro, dy për t’i mbjellë në Teonimanu dhe një për ta mbajtur. Kur bima çeli gjethet e reja, kjo ishte një shenjë se ishulli ishte gati të fundosej. Njerëzit u paralajmëruan të largoheshin nga ishulli, pasi ai u bë i kripur teksa niveli i ujit të oqeanit u rrit. Ata u larguan me barka apo u kapën pas pemëve që ishin shkulur nga toka.
Shkenca: Lark Shoal ndodhet në skajin lindor të Ishujve Solomon, pjesë e një kreshte që ndodhet rreth 5000 metra e zhytur thellë në oqean. Një tërmet mund të ketë shkaktuar një rrëshqitje toke, duke bërë që ishulli të rrëshqasë në këtë kreshtë, thotë Nun. Hartat nënujore kanë zbuluar disa ishuj të zhytur qindra metra nën sipërfaqe. Ato ndoshta mund të jetë fundosur prej 1 milionë vjetësh.
Ndryshe nga mitet e Biblës apo Greqisë, që frymëzojnë shumë tregime të kohëve të sotme, histori si ato të Teonimanut nuk janë të njohura dhe shpesh as janë shkruar, vëren Nun. Ato janë rregjistruar në mendjen e një brezi të vjetër, duke kaluar nga personi në person në të njëjtën mënyrë siç ka ndodhur për qindra apo edhe mijëra vjet.
Ai shqetësohet se për shkak të stilit të jetës moderne në çdo cep të botës, shumë prej këtyre historive një ditë do të humbasin. “Kur njerëzit e moshuar që i njohin këto këto mite vdesin, shumë prej tyre do të zhduken së bashku me ta”- thotë ai. Dhe po kështu edhe paralajmërimet e të shkuarës sonë gjeologjike. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button