Horizonti.al

Rrëfenja që u frymëzuan nga ngjarje gjeologjike: Liqeni shpërthyes

lake

Komuniteti Kom në Kamerun, ka jetuar për një kohë të shkurtër në rajonin e Bamesit. Udhëheqësi i fisit ose Fon, zbuloi një komplot nga udhëheqësi vendas për të vrarë të gjithë të rinjtë në mbretërinë e tij, ndaj i pari u zotua hakmarrje. Ai i tha të motrës se do të varte veten ndërsa dhe lëngjet e trupit të tij do të formonin një liqen. Kom-ët nuk duhej t’i afroheshin liqenit – ata duhej t’ia linin peshqit fisit vendas në Bamesi, dhe vetë duhej të përgatiteshin për t’u larguar prej andej në ditën që ishte caktuar për kapjen e peshkut. Në atë ditë, kur Bamesi hyri në liqen për të peshkuar, ky shpërtheu (ose u shemb plotësisht nga përbrenda, në varësi të tregimtarit), duke e mbytur të gjithë komunitetin.

Shkenca:Natën e 21 gushtit, 1986, Liqeni vullkani Nios në Kamerun, lëshuar një re vdekjeprurëse dioksidi karboni, duke vrarë 1700 njerëz që qenë duke fjetur në fshatrat përreth. Një tragjedi më e vogël, kishte ndodhur në Liqenin Monun dy vjet më pare, duke vrarë 37 persona. Dioksidi i karbonit mund të krijohet në ujërat në fund të liqeneve vullkanike, ku mbahet poshtë nga presioni i ujit të liqenit. Por aktiviteti sizmik mund të shkaktojë një çlirimi të papritur të gazit, që mund të shpërndahet në tokë dhe të asfiksojë cilindo që ndesh.

Ngjarje të tilla, mund të qëndrojnë prapa legjendës së liqenit shpërthyes të komunitetit Kom.

Mejxhër vëren se Afrika nuk është i vetmi vend me përralla paralajmëruese mbi liqene vdekjeprurës – grekët dhe romakët gjithashtu kishin histori që paralajmëronin për lugina apo burime uji që vrisnin zogjtë që fluturonin mbi to. Edhe ata gjithashtu mund të përshkruajnë vende reale./bota.al

Leave a Reply

Back to top button