Horizonti.al

Rrëfenja të lashta që u frymëzuan nga ngjarje gjeologjike: Atlantida

atlantis

Platoni, filozofi i lashtë grek, shkroi mbi një qytetërim të madh të quajtur Atlantida, themeluar nga një racë njerëzisht që ishin gjysmë perëndi dhe gjysmë njerëz. Ata jetonin në një utopi, që zotëronte një flotë të madhe detare. Por shtëpia e tyre, e vendosur në ishuj të formuar si një seri rrathësh koncentrikë, u shkatërrua në një kataklizëm të madhe.

Shkenca:Atlantida ndoshta nuk ka qenë një vend real, por një qytetërim i vërtetë ishullor mund ta ketë frymëzuar këtë përrallë. Ndër pretendentët është ai i Santorinit në Greqi. Santorini është aktualisht një arkipelag, por mijëra vjet më parë ishte një ishull i vetëm-  një vullkan i quajtur Tera.

Rreth 3.500 vjet më parë, vullkani shpërtheu në një nga shpërthimet më të mëdha të njohura në historinë njerëzore, duke e shkatërruar ishullin, shkaktuar cunami dhe përhapur dioksidin e squfurit në atmoferë, ku ai mbeti për vite dhe me gjasë shkaktoi shumë verëra të ftohta dhe të lagështa.

Këto kushte mund të kenë shkatërruar të korrat në rajon, dhe mendohet se kanë kontribuar në rënien e shpejtë të qytetërimit Minoan, që kishte dominuar Mesdheun nga Kreta aty pranë. Qyteti i Helikes në Greqi është sugjeruar gjithashtu si frymëzim për Atlantidën. Metropoli i lashtë u fshi nga harta nga një tërmet dhe cunami në dhjetor të vitit 373 Para Krishtit./bota.al

Leave a Reply

Back to top button