Speciale

JOHAN KRUJF / Rrëfim për një legjendë

Futbollist hipnotizues, trainer revolucionar, opinionist brilant: për 40 vjet, Johan Krujfi ka argëtuar, magjepsur dhe frymëzuar legjione të tërë tifozësh futbolli në të gjithë botën

cruyffajax_0

Simon Kuper

Kur një adoleshent me emrin Jopi Krujf nisi të stërvitet me ekipin e parë të Ajaksit, shumica e lojtarëve të rritur e kishin njohur prej vitesh. Krujfi u rrit disa metra më tutje se stadiumi i vogël i klubit, në lindje të Amsterdamit. Kishte ardhur vërdallë dhomave të zhveshjeve të futbollistëve që kur ishte 4 vjeç. Megjithatë, ai i befasoi shokët e rinj të ekipit. Nuk kishin vënë re vetëm shkëlqimin e tij me topin; por edhe ato që dilnin nga goja. Edhe teksa vraponte dhe lëvizte me top, djaloshi nuk pushonte kurrë së mësuari, së treguari futbollistëve ku të shkonin. Ata çmendeshin, por ai përgjithësisht kishte të drejtë.

Mendoni Krujfin si futbollist, dhe ai është me top, i rrethuar nga kundërshtarë, duke lëvizur në të gjithë drejtimet, si një dirigjent orkestre i marrosur. Çfarëdo që të ndodhte, gjithmonë gjente kohë t’u thoshte shokëve të skuadrës se çfarë të bënin. Edhe kur kishte kaluar të tridhjetët, ai kishte aftësinë e “sprintit brenda sprintit”, aftësinë të përshpejtonte vrapin, edhe pasi kishte përshpejtuar vrapin. Si për t’i shtuar elementit suprizë, mundej të godiste topin me secilën prej këmbëve.

Johan Krujfi ishte më shumë se sa thjeshtë një futbollist i madh. Ndryshe nga Pele dhe Maradona, ai ishte edhe një mendimtar i madh për futbollin. Ishte si të thuash, që Krujfi qe Edisoni dhe llampa njëkohësisht. Eshtë e pamundur të identifikosh një njeri që të ketë “shpikur” futbollin britanik apo brazilian. Ata thjeshtë u rritën me kalimin e kohës. Por Krujfi – me Rinus Mishelsin, trainerin e tij tek Ajaksi – shpikën futbollin holandez. Loja që luhet sot nga Hollanda dhe Barcelona është një version i modifikuar i asaj që të dy këta burra krijuan në Amsterdam, në mesin e viteve ’60.

Johan Krujfi lindi në 25 prill 1947. I ati i tij, Manus Krujf, shitës ushqimesh, furnizonte Ajaksin me fruta. Krujfi praktikisht u rrit në klub. Ai mësoi anglishten e përsosur, për shkak se hante dreka të ngrohta angleze…

[real3dflipbook id=”1034″]

 

barcelonacruyff

Leave a Reply

Back to top button