Analiza

Rrëfimi i shitësit ambulant që u takua me terroristët sot në mëngjes

terrrr
Një shitës ambulant ka rrëfyer për radion ‘France Info’ momentin kur është takuar sy më sy me njërin nga të dyshuarit për masakrën në ‘Charlie Hebdo’ mëngjesin e sotëm. Burri që u prezantua si Didier, tha se pa dy burra të veshur në të zeza dhe të armatosur rëndë “I dhashë dorë njërit nga prej tyre dhe i thash përshëndetje. Ai mu përgjigj: Zotri, ne nuk vrasim civil”, tha ai, duke mos ditur se me kë kishte punë, transmeton Express. “Po shkoj të blejë një tiketë lotarie. Kjo është dita ime më me fat në jetë”, tha ai, i lumtur që ështrë gjallë. Më vonë dy terroristët u vranë nga policia franceze. Në masakrën në zyrat e ‘Charlie’ në Paris u vranë 12 persona.

Leave a Reply

Back to top button