Nga seria: Sa shume histori me komplote
Fakti: Në 11 shtator 2001, disa terroristë islamikë morën peng avionë civilë, duke përplasur dy prej tyre në Qendrën Botërore të tregtisë në New York dhe një kundër Pentagonit. I katërti, i drejtuar ndoshta në Kongres apo në Shtëpinë e Bardhë në Uashignton, u rrëzua në një fushë në Pensilvani.
Çfarë thonë komplotistët: Shumë teori hedhin hipotezën që shërbimet e fshehtë amerikanë kanë shkaktuar apo favorizuar sulmet për të siguruar mbështetjen e opinionit publik për një politikë të jashtme më agresive, mbi të gjitha kundër Irakut dhe Afganistanit. Edhe në Itali në 2007 u botua “Përse versioni zyrtar i 11 shtatorit është fals” i Giuletto Chiesas, një libër që mbështet hipotezën e një komploti amerikan. Kundër komplotistëve është hedhur mes të tjerëve edhe Umberto Eco, që ka deklaruar: “Nëse ka një sekret, ka gjithmonë një shumë të përshtatshme, kundrejt të cilës ekziston patjetër dikush që do ta zbulojë sekretin. Për të organizuar një atentat fals kundër dy kullave do të duhej patjetër bashkëpunimi i qindra personave. Kësaj historie i mungon dicka e thellë”./Bota.al