Enciklopedike

Rrengu i fundit i Xhek Rrjepësit

Zbulimi i ADN mbi shallin e njërës prej viktimave duhej si parukierin polak me emrin Aaron Kominski. Përkundrazi një gabim në nomenklaturw i kryer nga shkencëtarët vë swrish gjithckanë diskutim. Bie përsëri në mister identiteti se kush i ka kryer një seri të gjatë krimesh mbi gratë në Londër në fund të shekullit të 19

jack-the-ripper

Identiteti i Xhek Rrjepësit bie përsëri në misterin me të cilin ishte mbështjellë për 126 vjet. Vrasësi i pesë prostitutave në rrugët e varfra e të errëta të Whitechapel, në Londrën e fundviteve të 1800 ës, mund të mos ketë qënë berberi polak Aaron Kosminski, theksuar si “qartësisht, kategorisht e absolutisht” i fajshëm në një libër të publikuar këtë vit, të bazuar mbi analizën e ADN-së të gjetur mbi një shall të përgjakur që i përkiste njërës prej viktimave. Rezultati do të jetë larg nga të qënët i pakundërshtueshëm duke parë që bazohet në një përllogaritje të gabuar, sipas disa ekspertëve, midis të cilëve Alec Jeffreys, shpikësi i gjurmëve gjenetike të gishtërinjëve. Sipas asaj që sjell e përditshmja The Independent, do të ishte një “gabim në nomeklaturë” në analizën e ADN-së, dhe një pikë dhjetore e vënë në vendin e gabuar.
HISTORIA
Për të arritur për të kapur fajtorin e supozuar, doktori Jari Louhelainen, biolog molekular në Universitetin John Moores të Liverpulit dhe ekspert me famë botërore, ka ekstraktuar gjashtë fragmente nga një shall me njolla gjaku të lëna përbri Catherine Eddowes, e cila u gjet pa uterus e pa veshka në Sheshin Mitre. Shalli, i ruajtur dhe i palarë ndonjëherë nga familja e një polici shërbimi natën e vrasjes, u ble në 2007 nga Russell Edwards, biznesmen, dhe nga vetë pohimi i tij tek ”Dedektivi i të djelës”, kishte ngarkuar Louhelainen për ta analizuar. Duke përdorur bazën e të dhënave të Institutit të Mjekësisë Ligjore,, kjo e fundit kishte konfrontuar materialin gjenetik të nxjerrë nga shalli me atë të Karen Miller, një pasardhëse e Eddowes, dhe me atë të një pasardhësi të motrës së Kosminskit, që ka kërkuar gjithsesi të mos identifikohej.
Konkluzionet e analizës flisnin për një kombinim të rrallë, të barabartë me 314,4C, që ndodh një herë në 290.000 raste, por nuk janë publikuar ndonjëherë në revista shkencore, por vetëm në librin “Naming Jack the Ripper”, në të cilin deklarohej cështje e mbyllur. Emri i Kosminskit ishte në shënimet e  shefit të inspektorave të epokës, Donald Swanson, ku përshkruhet si një hebre polak “i shtresës së ulët” ndërkohë një hetues tjetër, Melville Macnaghten flet për të si një burrë që “urrente thellësisht gratë” e që kishte “tendenca të forta vrasëse”.
DYSHIMET
Por ekspertë të tjerë kanë thënë se kemi të bëjmë me një mutacion prej 315,5C, nuk është e pazakontë, që do të çojë në një normë prej një në 29,000 në kohën e llogaritjeve të Louhelainen në vitin 2011. “Nëse frekuenca e kombinimit është me të vërtetë prej 96% superior, e jo një për 290.000, atëherë me sa duket nuk është absolutisht domethënëse, dhe e njëjta koincidencë do të ishte presente me praktikisht të gjithë ata që punuan me shallin në vite”. E Jeffreys nuk është eksperti i vetëm që të ketë dyshime të ngritura; i pari ka qënë një blogger australian i apasionuar pas krimeve, por edhe Hansi Wassensteiner i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Insbrucku-t, u tha se ishin të shqetësuar.
RENDITJA PERFUNDIMTARE
Në listën e ngushtë të të dyshuarve për disa vrasje, më legjendaret e historisë, nuk është vetëm Kosminski, që në kohën e ngjarjeve ishte 23 vjeç, jetonte me dy vëllezër e një motër në rrugën Greenflield, rreth 200 metra nga njëra prej viktimave, e treta, Elizabeth Stride, e therur në Duffield’s Yard Berner Street, e cila vdiq në një spital psiqatrik kur ishte 53 vjeçe. Përkundrazi, ka të bëjë me njërën nga hipotezat më pak intriguese, duke parë se midis të dyshuarve ishin edhe princi Albert Victor, duka i Clarence-s e nip i mbretëreshës Victoria ose piktori post-impresionist Walter Sickert. Përveç një serie personazhesh të tjerë më të vegjël si John Pizer këpucar. Kushdo të ketë qënë, në ndërgjegjen e tij përveç Eddowes e Stride, janë edhe Mary Jane Kelly e sakatuar komplet me zemrën hequr tek 13 Miller’s Court. Konkluzioni i arritur në librin e dytë që Aaron Kosminski ishte Xhek Rrjepësi bazohet më shumë në këtë të dhënë./Il Messagero/
www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button