Enciklopedike

Rrënjët e fshehta të mjekësisë, në një dorëshkrim të lashtë

Screen Shot 2015-07-21 at 09.29.10Grigori Kessel, studiues i gjuhës siriane në Universitetin Philipps të Marburgut, Gjermani, një ditë të shkurtit të 2013-ës ishte ulur në bibliotekën e një koleksionisti të materialeve të rralla të Baltimorës, pronar i një dorëshkrimi me origjinë mbi 1000 vite të shkuara. Tre javë më parë, Kessel kishte parë në një bibliotekë të Universitetit të Harvardit një faqe të vetme të veçuar, shumë të ngjashme me atë të tekstit në fjalë. Dorëshkrimi përmbante një përkthim të fshehtë të një teksti mjekësor të rëndësishëm dhe të lashtë, të shkruar nga Galeno i Pergamos, mjek dhe filozof greko-romak, i cili vdiq në vitin 200 pas Krishtit. Mungonin disa faqe dhe Kesseli ishte i bindur që njëra ndodhej pikërisht në bibliotekën e Universitetit të Bostonit.

Qysh atëherë filloi kërkimin e faqeve të munguara të dorëshkrimit, kërkim që përfundoi majin e shkuar me shtypjen e faqes së fundit të zbuluar në Paris. Studiuesit filluan tashmë të ekzaminojnë tekstin, kopjen më të të vjetër të njohur, të traktatit mbi përzierjet dhe fuqitë e ilaçeve të thjeshta të Galenos, që mundet të hedhë dritë të re mbi rrënjët e mjekësisë dhe mbi përhapjen e kësaj shkence të re në botën e lashtë. Dorëshkrimi i mbajtur nga doktor Kesseli atë ditë ishte një program mësimor: një tekst më i lashtë i mbuluar nga një shkrim i ri.

Ishte një praktikë e përhapur shekuj më parë, një formë mesjetare e riciklimit. Në këtë rast, shkruesit sirianë të shekullit të XI e kishin gërvishtur për ta shuar tekstin mjekësor të Galenos dhe kishin shkruar mbi të himne. Edhe libri i himneve kishte ngjallur shumë interes, ndonëse për momentin ishte teksti paraardhës që tërhoqi vëmendjen e kërkuesve. Për shekuj traktati i Galeno-s mbi ilaçet e thjeshta ishte i rëndësishëm për kandidatët për mjekë, një përmbledhje njohjesh të lashta mbi mjekësinë, kura për shërimin e pacientit dhe bimë farmaceutike. Shumë pjesë të traktatit u përkthyen në sirisht, një formë e aramaikishtes e përdorur nga komunitetet kristiane të Lindjes së Mesme. Ndoshta i shekullit të IX pas Krishtit, dorëshkrimi i Baltimores është një kopje e përkthimit të parë në sirisht, i përfunduar me përpikmëri në shekullin e VI nga Sergius i Reshaina-s, mjek sirian dhe prift. Në atë kohë, të përktheje një tekst në një gjuhë tjetër ishte një ngjarje shumë e veçantë. /New York Times/Bota.al

Leave a Reply

Back to top button