Horizonti.al

Rreth vitit 1450: Dita kur lindi masmedia

Screen Shot 2016-01-03 at 22.17.59

Seria: 100 ditët që tronditën historinë

Në vitin 1517, një burg bëhet rebeli më i madh në historinë e Kishës. Me 95 tezat e tij, Martin Luteri shkakton tronditje nëpër të gjithë botën e kristianizmit. Por ky reformim do të kish mbetur thjeshtë një shënim fundor në historinë e botës – po të mos kish qenë për diçka të shpikur nga Johannes Gutenberg, gjë e cila shënoi fillimin e epokës së masmedias. Gutenbergu përgatit gërma të lëvizshme nga një aliazh metalik, dhe i kombinon për të krijuar fjalë dhe fjali. Teksti mund të kopjohet në një periudhë shumë më të shkurtër kohe se sa më parë – dhe aq sa herë që dëshiron.

“Krejt papritur, dija është e shpejtë dhe e disponueshme për të gjithë”, thotë Christina Paxson, presidente e Universitetit Braun. Falë Gutenbergut dhe shtypshkronjës së tij, tezat e Luterit shpërndahen në të gjithë Gjermaninë. Dhe teksa portreti i Luterit shfaqet në fletëpalosje, publiku ka më në fund një pamje të rebelit – ndërkohë që, askush nuk e ka idenë se si duket kundërshtari i tij, Papa./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button