Enciklopedike

Rreziku i armëve bërthamore  që janë zhdukur gjatë Luftës së Ftohtë

Gjatë viteve të hershme të Luftës së Ftohtë, avionët bombardues të SHBA kishin mungesa të mjeteve për të kaluar Atlantikun me një tank karburanti. Mes viteve 1950 dhe 1960, disa nga këta bombardues të ngarkuar fluturonin pothuajse çdo ditë, shumë prej të cilëve do të përplaseshin me avionët serbatorë që përpiqeshin t’i mbushin, ndërkohë që disa do të humbnin fare tankerët, do t’u mbaronte karburanti dhe do të zhyteshi në dete, së bashku me bombat bërthamore.

Disa nga këta bombardues do të shpërthenin ose do të përplaseshin gjatë manovrave të rifurnizimit derisa kalonin rrugët kryesore të tyre mbi Grenlandë, Spanjë, Mesdhe, Japoni dhe Alaskë. Eksplozivi konvencional ose siguresat e disa prej bombave bërthamore që mbanin këto aeroplanë, kishin shkaktuar spërkatjen e zonave me pluhur radioaktiv. Megjithëse qeveria e SHBA arriti të gjejë disa nga këto armë, besohet se deri në 50 bomba bërthamore u humbën gjatë Luftës së Ftohtë. Një bombë madje shpërtheu përmes akullit në Gjirin e Yllit të Veriut, Grenlandë, dhe nuk u gjet asnjëherë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button