Analiza

Rreziku i një 11 shtatori për Europën

rreziku“Rreziku i 11 shtatori europian është real”, thotë Jean-Pierre Filiu, ekspert për islamin dhe docent në Sciences Po në Paris. Pas masakrave të dy viteve më parë në Tuluzë të kryera nga Mohammed Merah, sulmi në muzeun hebraik të Brukselit nga Mehdi Nemmouche – francez, me origjinë algjeriane dhe i sapokthyer nga Siria – mund të shënojnë fillimin e një sezoni të ri terrorist. Nëse përgjegjësit për sulmet ndaj Kullave Binjake dhe Pentagon kishin marrë urdhëra dhe stërvitja nga Afganistani, kaosi sirian është baza për rekrutët e rinj të ekstremizmit islamik. Dhe nëse al Kaeda është dobësuar nga vrasja e bin Ladenit, grupi i ri që është shfaqur është Isis (shteti islamik i Irakut dhe Lindjes) udhëhequr nga AL Baghdadi, i cili prej Sirisë konkuron me al Zavahirin, ish krahun e djathtë të bin Ladenit. “Për të shfaqur fuqinë e tij Al Baghdadi duhet të organizojë një atentat spektakolar në Europë, gjë që al Kaeda nuk arrin ta bëjë prej një dekade” si dhe të shkaktojë një luftë mes ekstremistëve islamikë dhe populistëve islamofobë, ka thënë Filiu për të përditshmen franceze Liberation. Perëndimit i takon tashmë detyra e vështirë të luftojë në Siri, edhe diktatorin Bashar Assad, edhe xhihadistët e Isis.

Leave a Reply

Back to top button