Horizonti.al

Rreziku që asteroidët gjigantë të përplasen me Tokën është më i madh nga sa mendohej

Planeti ynë i fsheh mirë plagët e tij. Por kjo është një qasje e gabuar, pasi dëshmitë e përplasjes së mëparshme të asteroideve me Tokën, mund të na ndihmojnë të përgatitemi më mirë mbi përplasjen e ardhshme që mund të jenë katastrofikë.

Në fakt, shkencëtari kryesor i Qendrës së Fluturimeve Hapësinore Godard të NASA-s, Xhejms Garvin, mendon se me mund t’i kemi keqkuptuar gjurmët e disa prej përplasjeve më serioze të asteroideve që kanë ndodhur deri pak miliona vite më parë.

Nëse ai ka të drejtë, gjasat për tu goditur nga diçka e keqe, mund të jenë më të larta se sa parashikonin deri më sot vlerësimet e bëra. Garvin tha gjatë prezantimit të tij në Konferencën e fundit të Shkencës Hënore dhe Planetare  se përplasjet “do të ishte në rangun e gjërave më të këqija.

Përplasja më e famshme, është ajo që vrau të gjithë dinozaurët, dhe që krijoi një vrimë tëmadhe në Gadishulli Jukatan në Meksikë rreth 66 milionë vjet më parë. Në atë rast ishte një trup qiellor me diametër 10 kilometra. Por përplasja e objekteve qiellore më përmasa më të vogla mund të shkaktojë një pluhur të mjaftueshëm për të zhytur në errësirë planetin tonëduke shkaktuar potencialisht vite urie.

Sipas disa vlerësimeve, asteroidët me diametër mbi 1 kilometër përplasen me sipërfaqen e Tokës mesatarisht çdo 600.000 vjet. Aktualisht nuk ka asnjë plan se çfarë duhet të bëjmëpërballë këtyre ngjarjeve.

Garvin dhe ekipi i tij, përdorën një katalog të ri të imazheve satelitore me rezolucion të lartë për të parë më nga afër mbetjet e gërryera të disa prej kratereve më të mëdha të përplasjeve tëtrupave qiellorë të formuara gjatë miliona viteve të fundit, në një përpjekje për të vlerësuar më mirë madhësinë e tyre të vërtetë.

Bazuar në analizën e tyre, një numër i këtyre kratereve shfaqin unaza më të zbehta përtej asaj që zakonisht konsiderohen zakonisht si rrathët e tyre të jashtëm, duke i bërë ato më të mëdha se sa supozohej më parë. Për shembull, një krater afro 1214 kilometra i gjerë në Kazakistan i quajtur Zhaminshin, mendohet të jetë krijuar nga një meteorit me një diametër prej 200400 metra që u përplas me Tokën rreth 90.000 vjet më parë, dhe i fundit që ka shkaktuar potencialisht një diçka të ngjashme me atë që sot e njohim teorikisht si njëdimër bërthamor.

Megjithatë, bazuar në analizën e re, kjo ngjarje tashmë e madhe mund të ishte edhe katastrofike, duke shkaktuar një krater që është në fakt afro 30 kilometra i gjerë.

Po ashtu janë rillogaritur diametrat e kratereve të tjerë të mëdhenj, që rezultojnë tashmë 2 ose 3 herë më të mëdhenj. Pasojat e këtij zbulimi janë shumë të rëndësishme, pasi sugjerojnë se objektet me përmasa disa kilometra e godasin Tokën çdo 10 mijë vjet.

Back to top button