Analiza

Rrëzimi i Malaysian Airlines. Ja çfarë ndodhi

malaysianNjë avion i Malaysia Airlines me 280 pasagjerë dhe 15 anëtarë ekuipazhi u rrëzua në rajonin e Donetskut në Ukrainë, pranë kufirit me Rusinë dhe sipas zyrtarëve ukrainas ai mund të jetë rrëzuar. Nuk pati të dhëna për të mbijetuar. Fotografitë e agjencisë Reuters tregonin një skenë shkatërrimi me mbetje ë digjeshin dhe pjesë trupash të shpërndarë në një fushë të madhe në fshatin e Grabovos. Sipas Reuters, mes të vdekurve ishin edhe 23 nënshtetas amerikanë.

TE FUNDIT:

–        Avioni i Malaysian Airlines u godit nga një raketë tokë-ajër, sipas shërbimit të fshehtë amerikan. Ndërkohë që po këta shërbime nuk e kanë përcaktuar ende origjinën e raketës.

–        Një lider i rebelëve prorusë ka bërë thirrje për një armëpushim treditor, meqëllim që të lejohet puna e ekipeve të shpëtimit dhe mbledhjes së mbetjeve në vendin e rrëzimit, sipas Reuters.

–        Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka deklaruar se nuk ka patur asnjë avion luftarak ukrainas në zonë në momentin kur u rrëzua avioni malaizian, sipas BBC-së. Në një deklaratë, ministria tha: “Nuk ka asnjë sistem tokë-ajër të përdorur në operacionin ushtarak kundër separatistëve në lindje, dhe avioni ishte i paarritshëm edhe për forcat e tjera të mbrojtjes tokësore ukrainase”.

–        Po hidhen poshtë lajmet se avioni po fluturonte në një hapësirë ajrore të kufizuar. Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror bëri të ditur në një deklaratë se “bazuar në informacionin e disponueshëm, besohet se hapësira ajrore ku po fluturonte avioni nuk ishte e ndaluar”.

–        Presidenti Obama deklaroi se “duket se kemi të bëjmë me një tragjedi të tmerrshme”. Ai ofroi gjithashtu ndihmën e SHBA për të përcaktuar shkakun e rrëzimit. Obama tha se në krye të prioriteteve për momentin është të gjehet nëse në avion kishte nënshtetas amerikanë.

–        Njoftohet se separatistët pro rusë në Ukrainën lindore kanë gjetur “kutinë e zezë” të avionit, raporton Reuters.

–        Pamje filmike të ofruara nga televizioni Rusia Sot tregojnë mbetje të avionit të shpërndara në një fushë.

–        Në avion udhëtonin 71 nënshtetas holandezë, dhe nëntë britanikë, sipas The Daily Telegraph Autoritetet francezë konfirmojnë se ndodheshin edhe katër nënshtetas francezë, sipas Rusia Sot. Besohet se mes të vdekurve janë edhe 80 fëmijë, sipas The Independent.

Leave a Reply

Back to top button