Enciklopedike

Rrjete prostitucioni, homoseksualësh dhe shantazhe

200366505-001Seria: Skandalet që tronditën Vatikanin
Skandali më i fundit seksual që njollosi Vatikanin nisi me arrestimin e Angelo Balduccit dhe Ghinedu Ehiemit, për akuzat për korrupsion si dhe organizim të një rrjeti prostitucioni homoseksualësh. Balducci ishte pjesëtar i “Zotërinjve të Shenjtërisë së Tij”, një grup elitar punonjësish shërbimi që shërbejnë në Vatikan në raste të veçantë. Ehiem ishte një ish pjestar i një kori elitar në Vatikan.
Autoritetet italianë ndeshën fillimisht në rrjetën e prostitucionit kur po hetonin Balduccin, një biznesmen i njohur, për akuza për korrupsion. Rregjistrimet që më pas u botuan nga e përditshmja italiane, La Repubblica, nxorrën zbuluan biseda të detajuara mes Balduccit dhe Ehiemit për rrjetin e prostitucionit.
Në vitin 2013, La Repubblica botoi detajet e një raporti 300-faqësh të hartuar nga një komision i Papës për hetimin e skandalit VatiLeaks. Dosja zbuloi ekzistencën e një të ashtuquajture “konklavë homoseksualësh”, një grup anëtarësh të lartë të klerit “të bashkuar prej seksualitetit”, dhe që thuhet se është përfshirë në veprimtari seksuale me prostituta meshkuj në festa të organizuara. Raporti la të kuptohet se kjo gjë mund të ketë rezultuar edhe në shantazhim të zyrtarëve më të lartë të Vatikanit, prej të huajve. Ka patur madje edhe pretendime që kjo çështje është e lidhur edhe me dorëheqjen e Papa Benediktit.

Leave a Reply

Back to top button