Analiza

Rroftë Evropa!

Nga Roger Cohen

Evropa është gjallë. Nuk është një kufomë e caktuar e ndonjë tregtari amerikan të apokalipsit. Ajo ka nevojë për Greqinë dhe Britaninë. S’ka nevojë për një puç nga Putini. Mbi të gjitha, ajo ka nevojë të ketë kapacitetin ta shohë krizën e saj në kontekstin historik, sepse uniteti në Evropë duhet të jetë aq i shenjtë, sa është liria në Shtetet e Bashkuara të Amerikës…

Screen Shot 2015-04-27 at 19.05.24

Evropa është gjallë. Nuk është një kufomë e caktuar e ndonjë tregtari amerikan të apokalipsit. Ajo ka nevojë për Greqinë dhe Britaninë. S’ka nevojë për një puç nga Putini. Mbi të gjitha, ajo ka nevojë të ketë kapacitetin ta shohë krizën e saj në kontekstin historik, sepse uniteti në Evropë duhet të jetë aq i shenjtë, sa është liria në Shtetet e Bashkuara të Amerikës…

Ekziston një industri e mirëfilltë amerikane, e specializuar mbi problemet e Evropës: një kontinent i kotë, shpenzimet e të cilit për mbrojtjen, nuk janë kurrë të mjaftueshme; një bashkim monetar që ka të meta të

pakthyeshme; një vend i mirëqenies sociale, që ushqen në fakt papunësinë; një vend i urrejtjeve të rilindura, që e detyroi Ronald Lauderin, kreun e Kongresit Botëror Hebre, të konstatojë në fillim të këtij viti se Evropa “duket më shumë si në vitin 1933, sesa në vitin 2015”. Jo, Evropa duket më shumë si në vitin 2015, një treg pa kufij, prej më shumë se gjysmë miliardë njerëzish, midis të cilëve lufta është bërë e pamundur, aq tërheqëse ndaj njerëzimit, saqë mijëra vetë vdesin çdo vit duke u përpjekur të hyjnë në të. Një kontinent, ku të drejtat, përfshirë kujdesin shëndetësor universal, shihen jo si një privilegj socialist, por si themel i humanizmit, dhe një magnet për vendet jashtë Bashkimit Evropian, të cilat prej

një kohë të gjatë kërkojnë të jenë pjesë e këtij organizate siguri-dhënëse.
BE nuk është më tërheqëse. Ajo të fut vazhdimisht drithmat. Njësia ekonomike e paprecedentë, që është bashkimi 28-anëtarësh, duket se ia ka dorëzuar të gjitha, duke mos patur më së çfarë të japë. Ajo ka shpërndarë mbi të gjitha paqe, një zhvillim ekonomik megjithatë nevrastenik, dhe lirinë për ish-të “syrgjynosurit” e Perandorisë Sovjetike. Ajo ka krijuar gjithashtu një vetëdije të identitetit evropian, që bie ndesh me patriotizmin evropian, por që megjithatë është një kundërpeshë ndaj nacionalizmit të qashtër, i cili e ka njollosur shumë herë me gjak kontinentin e vjetër.

Sikurse vërejti kohët e fundit politologu francez, Dominik Moisi: “Evropa është gjallë. Nuk gëzon shëndet të mirë, por është gjallë”. Një euro në rënie dhe nafta e lirë, ka shkaktuar një farë entuziazmi ekonomik. Ndërtuesit evropianë të makinave patën muajin e shkuar, rendimentin e tyre më të mirë përgjatë një viti. Këtë vit, vlerësimet e rritjes për ekonominë e Eurozonës, janë duke u rishikuar për lart.

Është e rrezikshme të jepesh ndaj një Evrope, që nuk është dobësuar pavarësisht goditjeve që ka marrë. Është një lloj amnezie. Është gjithashtu një ftesë, për ata që kërkojnë të shkatërrojnë integrimin e Europës, ku lideri kryesor mbetet presidenti rus, Vladimir Putin. Shefi i Kremlinit sheh tek Greqia hallkën e dobët të zinxhirit të Evropës, tashmë të

qeverisur nga partia e krahut të majtë Syriza e kryeministrit Aleksis Cipras, flirtimi i të cilit me Moskën është shqetësues.
Në Athinë, Brukseli është sinonim i Gjermanisë, që ka imponuar masa drastike kursimi në planin e shpëtimit nga falimenti. Gjigandi rus i nxjerrjes dhe transportit të gazit “Gazprom”, është sinonim i lajkave, duke përfshirë një mall me para të thata. Tundimi për të zevëndësuar zemëratën anti-evropiane me shndërrimin në një kanakar të Rusisë ekziston, ndonëse është një rrugë e rrezikshme dhe e verbër.

Greqia nuk ndan shumë të përbashkëta me Bjellorusinë, apo me llojin e “anti-fashizmit” të Putinit. Sigurisht, nuk është Putini shkaku i problemeve të Greqisë; ai thjesht kërkon t’i shfrytëzojë ato. Këto probleme, që i kanë

gjurmët tek vendimi i gabuar për ta përfshirë Greqinë në eurozonë, që në fillim të futjes së monedhës së përbashkët, dhe kryesisht për arsye të përshtira e sentimentale që kanë të bëjnë me qytetërimin e vjetër grek, nuk janë duke u zgjidhur – dhe kjo është arsyeja se përse ky rast mbetet kritik për Europën.

Pavarësisht një regullimi fiskal brutal, fakt është se borxhi grek është i shlyeshëm. Në fakt, është ndoshta edhe më pak i shlyeshëm tani, sesa në fillim të krizës. Fitorja elektorale e Syrizas, ishte një pasqyrim i shpresave se kishte diçka për të dhënë. Në disa pika, duhet të ketë një falje të borxhit; kostoja e kredive mendjelehta duhet të njihet. Në të kundërt, mund të ketë një falimentim të dytë të Greqisë, pas atij të 3 viteve më parë.

Rezultati më i keq për Evropën do të ishte një dalje e Athinës nga eurozona. T’i bashkoheshin monedhës së përbashkët, ishte një vendim “i pakthyeshëm” për të gjitha kombet. Pasi një vend largohet, e gjithë ndërtesa fillon e shembet. Tregjet nuk janë sentimentale përballë zbulimit të dobësisë. Pyetja e vazhdueshme do të jetë: “Kush e ka rradhën?” Në anën tjetër të Evropës shtrihet një rrezik i një lloji tjetër, brenda një bashkimi të brishtë: Britania e Madhe. Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare do të mbahen në datën 7 Maj. Shenjat janë se mund të kemi një situatë të ngjashme me atë në Izrael, që është një gjendje ku zgjedhjet janë thjesht preludi ndaj biznesit të vërtetë politik, që mëton të formojë një qeveri koalicioni.

Një Parlament i ndërvarur duket më bindës. Partitë e mëdha janë më të dobëta. Përçarje, është emri i lojës.
Nëse konservatorët e Dejvid Kameronit apo Laburistët e Ed Milibandit, do të jenë partia më e madhe, kjo është e paqartë. Por askush prej të dyve nuk duket se do të jetë i aftë për të qeverisur i vetëm. Edhe në rast të bashkëpunimit me forcat e vogla politike, Kameron duhet të bisedojë me rrymat kundër emigracionit, apo tregtarët e përçartur anti- evropianë të UKIP, në një kohë që Milibandi mund të ketë nevojë për mbështetje nga Partia Nacionaliste Skoceze, e cila dëshiron ta shpërbëjë Britaninë.

Kameroni, i vënë në shënjestër nga linja nacionaliste, ka premtuar se nëse rizgjidhet

kryeministër, do të zhvillojë në vitin 2017 një referendum mbi anëtarësimin e Britanisë në Bashkimin Europian. Fitorja e tij, pra do të shkaktonte një periudhë dy-vjeçare pasigurie të thellë, mbi drejtimin e ardhshëm të një shteti të madh evropian.

Milibandi e ka hedhur poshtë idenë e një referendumi të tillë – një rast i spikatur i ndjesisë pozitive – por edhe në qoftë se përpjekjet nga kundërshtarët e tij, për ta pikturuar si një klon të Syrizas në Britani janë të pakuptimta, ai do të duhet të risigurojë City- n dhe (me sa duket) qetësojë nacionalistët skocezë, një akt i ashpër ekuilibrimi.

Evropa është gjallë. Nuk është një kufomë e caktuar e ndonjë tregtari amerikan të apokalipsit. Ajo ka nevojë për Greqinë dhe

Britaninë. S’ka nevojë për një puç nga Putini. Mbi të gjitha, ajo ka nevojë të ketë kapacitetin ta shohë krizën e saj në kontekstin historik, sepse uniteti në Evropë duhet të jetë aq i shenjtë, sa është liria në Shtetet e Bashkuara të Amerikës… /“New York Times”/

a.g./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button