Psikologji

Rruga drejt suksesit dhe analiza SWOT

“Sfidoje veten tënde. Eshtë e vetmja rrugë që të shpie drejt rritjes personale dhe suksesit”

 -Morgan Freeman-

A do ju pëlqente të analizonit çdo aspekt të personalitetit tuaj, për të përmirësuar dhe njohur rrugën drejt suksesit? Në këtë artikull ju ofrojmë disa mënyra

Çfarë do të ndodhte nëse nuk do të arrinim të kujtonim rrugën e suksesit? Do të ishte shumë e vështirë të përsërisnim strategjitë për të triumfuar, do të harronim qëndrueshmërinë që na bëri të arrijmë kaq larg, dhe mbi të gjitha do të humbnim fuqinë për të ditur se kemi qenë ne, me përpjekjet tona, që ia kemi dalë. Për këtë, është thelbësore të analizojmë personalitetin tonë dhe të dimë dhe / ose të kujtojmë rrugën e suksesit.

Si kam ardhur deri këtu? Sigurisht që nuk është e lehtë të kuptojmë se çfarë duhet të përmirësojmë në personalitetin tonë, pra ato karakteristika që nuk na pëlqejnë apo na pengojnë. Por nëse do ju pyesnin se cila është karakteristika që ju bën më të fortë, të veçantë dhe mbi të gjitha, ju bën të jeni vetvetja? Mundohuni t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje dhe verifikoni nëse është më e lehtë për ju të tregoni dobësitë tuaja.

Është e rëndësishme të kujtoni rrugën e suksesit, sepse ne mund të kuptojmë se cilat karakteristika na përcaktojnë kur hasim sfida të reja, mund të shohim atë gjë ku kemi dështuar dhe të punojmë për herët e tjera në të ardhmen, mund t’i kërkojmë përsëri ndihmë kujt na ka dhënë një dorë në një moment të vështirë, dhe të dimë se si t’i besojmë vetes. Nëse ia kam dalë një herë, pse jo për së dyti?

SWOT, një instrument i vlefshëm për të gjurmuar rrugën drejt suksesit

Analiza SWOT është një mjet që bën të mundur analizimin e realitetit në një nivel objektiv, duke marrë parasysh aspektet e brendshme dhe të jashtme dhe duke vlerësuar pikat e forta dhe dobësitë në secilën prej tyre. Fillimisht, kjo strategji u krijua për bizneset dhe sipërmarrësit, për të qenë në gjendje të analizonin tregun dhe vendet e punës, në mënyrë efektive. Por pse të mos e analizojmë personalitetin dhe aftësitë tona, në të njëjtën mënyrë?

Kjo teknikë e merr emrin nga katër komponentët e saj: pikat e dobëta, risqet, pikat e forta dhe mundësitë. Dobësitë dhe pikat e forta janë faktorët e brendshëm të secilit prej nesh, ndërsa dy komponentët e tjerë janë faktorë të jashtëm. Le të analizojmë secilën prej këtyre pikave më mirë.

PIKAT E DOBETA: Ato i referohen aspekteve të brendshme të personit që kërkojnë më shumë punë, të cilat i konsiderojmë si një burim stresi ose problemesh, aspekte që duam të përmirësojmë. Shkurtimisht, pengesat që duhet të kapërcejmë dhe të eleminojmë. Një shembull i pikave të dobëta që lidhen me karakteristikat e një personi, pra të brendshme, mund të jetë: mungesa e vullnetit, tolerancë e ulët ndaj frustrimit, pamundësia për të folur në publik etj.

RISQET: Në këtë grup i referohemi atyre faktorëve të jashtëm që ndikojnë mbi personalitetin tonë, mjedisin tonë ose zhvillimin tonë dhe që paraqesin rrezik. Ne duhet t’i vlerësojmë ato dhe t’i mbajmë në mendje kur sigurojmë burime (mundësi) që na lejojnë të merremi me to. Për shembull, nëse duhet të flasim në publik dhe të dimë se kemi vështirësi, mund ta përgatisim më mirë prezantimin.

PIKAT E FORTA: Kjo pjesë kërkon introspektim, për të analizuar dhe qënë të vetëdijshëm për pikat e forta, për çfarë arsye mund të jemi të veçantë, çfarë na bën të ndryshëm nga të gjithë. Për shembull, kreativiteti kur duhet të gjejmë një zgjidhje do të na lejojë të gjejmë forma të reja që e vënë vullnetin tonë në provë.

MUNDESITE: Në këtë pikë të fundit ne analizojmë ato aspekte të jashtme që mund t’i përdorim për të përmirësuar pikat e forta ose për të punuar me dobësitë tona. Kjo do të thotë, ato burime që mund t’i përdorim për të përmirësuar konstruksionin personal. Shembuj: regjistrohemi në kurse teknike për të folur në publik, blejmë një DVD me ushtrime të aktivitetit fizik për të bërë në shtëpi, zgjedhim një dietë të ekuilibruar, etj.

Analiza SWOT për të gjurmuar rrugën drejt suksesit

Analiza SWOT ka qenë shumë efektive në praktikë. Siç e kemi parë, mund të aplikohet në një nivel kompanie, por nuk është më pak efektive kur në baza personale vendoset rendi në axhendën tonë. Është gjithashtu një mjet që ne mund të aplikojmë pjesërisht ose në thellësi, në nivele të ndryshme në çdo fushë. Me fjalë të tjera, ne jemi të lirë të jemi krijues dhe t’i përshtatemi nevojave tona.

Kjo teknikë na bën të fortë në përcaktimin e karakteristikave tona, si pikat e forta dhe dobësitë, i pëlqejmë apo jo. Duke ditur se kush jemi, kush dëshirojmë të jemi dhe mjetet në dispozicion, do të jemi në gjendje të përballojmë një detyrë stimuluese: të gjurmojmë rrugën e suksesit, rrugën që do të na çojë aty ku duam. / MeB – Bota.al

 

 

Leave a Reply

Back to top button