Horizonti.al

Rruga e mëndafshit: Çfarë ishte dhe si u krijua?

Screen Shot 2015-12-14 at 9.56.32 PM

Rruga e mëndafshit ishte një rrugë tregtie – ose një rrjet rrugësh tregtie – që lidhnin Kinën me Perëndimin në kohët e lashta.

Emrin “Rruga e mëndafshit” e mori në shekullin 19, por rrugët të cilave i referohet janë krijuar rreth shekullit të dytë para Krishtit. Në vitin 138 para Krishtit, perandori kinez dërgoi një person të quajtur Zhang Qian për të kontaktuar me një grup fisesh në Azinë qendrore.

Kur mbërriti atje, Zhang u kap dhe u mbajt i burgosur për shumë vite, poër më pas ai u lirua dhe u kthye në Kinë, ku mes gjërave të tjera, rrëfeu edhe për kuajt e mrekullueshëm arabë që kishte parë. Autoritetet kineze donin shumë të siguronin kuaj të tillë dhe kështu nisi një proces tregtie në distanca të gjata me Azinë qendrore.

Ndërkohë, nga perëndimi, Azia qendrore ishte futur në kontakt me qytetërimet europiane, fillimisht përmes pushtimeve të mbretit Aleksandri i Madh, i cili kishte mbërritur deri në Indi në shekullin e katërt para krishtit. Më pas, ishte perandoria romake që do të dominonte rajonin dhe kështu, Rruga e Mëndafshtë shërbeu si një urë mes Lindjes dhe Perëndimit, përmes Azisë qendrore dhe Lindjes së Mesme./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button