Ekonomi

Rruga e Re e Mëndafshit. Një projekt ekonomik për të ripërcaktuar skenarët gjeopolitikë botërorë

Iniciativa kineze

Në 2013 administrata Xi Jinping nisi të diskutojë për një projekt, i menduar nga qeveria e Pekinit, për rritjen e lidhjeve dhe të bashkëpunimit në Eurazi. Gjatë një mbledhjeje të organizuar nga Universiteti Nazarbayev i Astanas me 7 shtator, duke ekzaltuar rolin kyç të Kazakistanit si urë midis Kinës, Rusisë dhe Europës, Xi pohoi se vendi ishte i gatshëm që të kthehej për të përfaqësuar një hapësirë strategjike të rëndësishme, ashtu siç kishte qenë në të kaluarën. Sipas Presidentit Xi, për të arritur një objektiv të tillë, intensifikimi i rrjeteve ekzistuese lidhës dhe të tregëtisë midis Kinës dhe Kazakistanit do t’i ofronte mundësinë këtij të fundit që të zhvillohej në brendësi të tij, duke i dhënë një impuls të përgjithshëm tregut euraziatik. Me këtë rast, Xi propozoi idenë e ringjalljes së Rrugës së vjetër të Mëndafshit, me qëllim që të forcohen lidhjet tregtare dhe zhvillimi teknologjiko – industrial i rajonit euraziatik dhe të favorizohej një bashkëpunim më i ngushtë midis shteteve të zonës. Më pak se një muaj më vonë, me 3 tetor, në forumin rajonal ASEAN, gjatë diskutimit të mbajtur nga Xi Jinping përpara parlamentit indonezian, propozimi për një Rrugë Mëndafshi modern …

[real3dflipbook id=”1429″]

Leave a Reply

Back to top button